Tani ankesa për moszbatim ligji edhe nga deputetë të PS-së. Dade flet për ndërtim pa leje te pallati i saj dhe policia nuk reagon

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:12

“Panorama” raporton sot për një debat të një lloji tjetër nga ato që zhvillohen prej dekadash në Grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Deputetja Arta Dade i ankohet ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për një ndërtim, sipas saj të paligjshëm, që një person po kryen në pallatin ku ajo jeton. Për ata që e kanë në kurriz këtë përballje skenari është i njëjtë: banorët denoncojnë, plicia paraqitet, personi paraqet lejen nga bashkia. Edhe prokuroria mban të njëjtin qëndrim. Kështu pra edhe ministri i Brendshëm, i cili ka ngritur duart lart duke thënë se “personi ka leje”. Deputetja thotë se “personi ka lidhje Lart” apo se ka financuar fushatën në Shkodër dhe në Tiranë, çka nënkupton pranim të faktit se zbatimi i ligjit nuk ka burim vetëm gjykatat. 

http://www.panorama.com.al/dade-shperthen-kunder-tahirit-po-mbroni-bandi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.