NATO karshillëk Rusisë, ftesë për anëtarësim Malit të Zi

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 10:31

Ministrat e Jashtëm të NATO-s ftuan Malin e Zi, të bëhet pjesë e aleancës ushtarake, duke shënuar kësisoj zgjerimin e parë pas gjashtë vjetësh. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e cilësoi këtë “një vendim historik”. “E përgëzojmë Malin e Zi- tha ai- ky është fillimi i një aleance shumë të bukur”. Zv/kryeministri malazez, Igor Luksic tha se “ftesa e NATO-s është një sinjal pozitiv për të gjithë Ballkanin Perëndimor”. 

Ai u zotua se vendi i tij do të vazhdojë me reformat: luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit të Mbrojtjes. Bisedimet e anëtarësimit pritet të zgjasin një vit. Fill pas tyre, në vitin 2017, Mali i Zi, -vendi me 650 mijë banorë dhe një ushtri prej 2000 trupash- do të shndërrohet në anëtarin e 29-të të NATO-s. 

Moska ka kundërshtuar me forcë anëtarësimin e Malit të Zi, duke e cilësuar “kërcënim për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”.  Malazezët mbeten të ndarë për anëtarësimin e vendit në Aleancë. Shumë prej tyre janë të revoltuar me bombardimet e NATO-s, kundër ish-Jugosllavisë në vitin 1999, pjesë e të cilës ishte dhe Mali i Zi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.