Shtet që vepron me kokë: Dekriminalizohet Parlamenti, por Jo Prostitucioni

Postuar në 30 Nëntor, 2015 17:44

Gjykata Kushtetuese e Shiqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të Gjykatës së Lartë për dekriminalizimin e prostitucionit. Gazeta “Dita” bën me dije se Gjykata Kushtetuese është shprehur kundër kërkesës për të shfuqizuar paragrafin e parë të nenit 113 të Kodit Penal që parashikon dënimin nga gjobë deri në 3 vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion. “Gjykata e Larta pretendonte se ky nen nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe se diskriminon femrat karshi meshkujve. Por, ndryshe mendojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët thonë se pretendimi është i pabazuar. Neni 113 i KP-së nuk përmban diferencim në përcaktimin ligjor, pasi dënon autorët e prostitucionit, që mund të jenë femra ose meshkuj. Për më tepër, dispozita dënon subjektet, kategorinë e meshkujve/femrave që ushtrojnë prostitucion me vullnet të lirë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative”, raporton “Dita” vendimin e Kushtetueses. Gjykata e Lartë e vlerësonte nenin se është diskriminues për gratë, pa harruar këtu argumentin se prostitucioni dhe kumari janë udhëtarë të njeriut dhe ndaj tyre më i logjikshëm është veprimi rregullues sesa ndalues. 

http://www.gazetadita.al/gjykata-kushtetuese-i-thote-jo-dekriminalizimit...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.