Dëshmi për Shqipërinë terroriste dhe përleshjen e Artan Didit te “Oxhaku”

Postuar në 30 Nëntor, 2015 10:56

Sa herë që flitet për terrorizmin vijnë dëshmi që lidhen me periudhën e tranzicionit ku gjetën strehë persona me influence fetare dhe financiare nga vendet e Lindjes. Ish-kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, zbulon ndoshta pa dashje edhe mënyrën partizane me të cilën Shqipëria e luftoi terrorizimin, ndonëse nuk ka patur ndonjë kërcënim real që lidhej drejtëpërdrejtë më të. Në një interviostë për gazetën “Shekulli” ai thotë se Shqipëria injoroi konventat ndërkombëtare për ekstradimin e elementëve të dyshuar si terroristë.

“Ne si Shërbim Informatin na thuhej se  5 të shumëkërkuar për veprime terroriste në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Azi dhe Afrikë strehohen në Shqipëri. Pas arrestimit të 4 terroristëve ndodhi një dukuri që Europa nuk e pëlqeu. Nuk pranon Bashkimi Europian që të arrestosh një person dhe më pas ta ekstradosh në vendet ku është në fuqi dënimi me vdekje. Edi që shkelëm shumë konventa për të drejtat e njeriut, por ne fillimisht u konsultuam me partnerët amerikanë dhe ramë dakord që kundër terrorizmit duhet të sillesh si terrorist. Morëm disa vërejtje nga europianët, por ia hodhëm paq, pasi edhe ua shpjeguam se bëhej fjalë për persona që kishin kryer sulme të mirëfillta terroriste dhe kjo si histori kaloi”-shprehet ish-kreu I SHIK-ut.

Në intervistën për Shekullin, Klosi rrëfen edhe një detaj që lidhet me ish-derejtorin e policisë Artan Didi,si një nga personat e parë që ka luftuar terrorizimin në Shqipëri.

“28 vjeçari Salah El Sayed fshihej te banesa e vjehrrit pranë oxhakut në Tiranë. Rrethuam shtëpinë  dhe nisëm kontrollin e saj. Pas shumë orë kontrollesh nuk po e gjenim El Sayed pasi ai kishte krijuar një vend të fshehtë brenda lavatriçes. Për një moment ne u bëmë gati për’tu larguar nga banesa, kur dëgjuam që terroristi lëvizi. Menjëherë u krijua dyshimi se brenda lavatriçes mund të fshihej I shumëkërkuari. Në fillim nuk e menduam se El Sayed ishte i armatosur. Kur u identifikua se ku ishte El Sayed hapi zjarr në drejtim të forcave Renea, ku dhe u plagos kreu i saj Artan Didi. Kundërpërgjigjia ishte e menjëhershme nga forcat Renea dhe ai mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit”-thekson Klosi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.