Berisha: “Kryeministri tentoi të korruptonte Presidentin me një dosje pronësie”

Postuar në 30 Nëntor, 2015 19:24

Sali Berisha shkruan sot se kryeministri i vendit, Edi Rama, është përpjekur të korruptojë me një dosje pronësie, presidentin Bujar Nishani. Lajmësi i kësaj oferte ka qenë sipas Berishës, Engjëll Agaçe, sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Dështimi i kësaj përpjekjeje, që qenka denoncuar nga Nishani në organet përkatëse, është bërë shkak sipas Berishës që Edi Rama të bojkotojë pritjen e Presidentit me rastin e festës kombëtare. “Ne Shqiperi dhe ne çdo vend te botes, pritjen per festen kombetare, pavaresine e vendit e jep kryetari i shtetit, i cili me Kushtetute eshte dhe kryetar i ndereve dhe ceremonialit te shtetit, qe nga dita e themelimit te opozites dhe pluralizmit ne Shqiperi pavaresisht nga marredheniet pozite -opozite, apo president – kryeminister. Pritja e festes kombetare e dhene nga presidenti i Republikes nuk eshte braktisur, bojkotuar kurre nga kryeministri, ministrat as dhe kryetari i opozites. I pari qe ben kete akt te ulet te shemtuar eshte Edvin Kristaq Rama...Shqiptaret duhet ta dine se Edi Rama mori kete veprim, pasi ai deshtoi me turpin me te madh te korruptonte me nje dosje, ceshtje pronesie, te cilen ja ofroi presidentit nepermjet sekretarit te pergjithshem te mafjes shteterore E. Agaçi, akt te cilin presidenti e denoncoi ne organet perkatese. Ne kete kontekst, Edi Rama nuk kishte fytyre te paraqitej ne ate pritje por ne rrafshin protokollar ai kreu nje akt te turpshem, perçares, te frymezuar nga eterit e tij mizor”, shkruan Berisha. Në fakt diçka edhe ka gjasë të ketë ndodhur. Edi Rama luan me fotot që poston në profilin e tij në Facebook, ose minimalisht e di që ato komentohen. Dhe në fotot e zgjedhura prej tij me rastin e ceremonive të zhvilluara në Vlorë, ai ka përzgjedhur disa ku shfaqet me Bujar Nishanin. Madje ku Nishani duket në qendër. Rastësi?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.