Për rrugën Durrës-Kukës duhen edhe 160 mln euro. Konçesionari merr përsipër shfrytëzimin e rrugës, por jo financimin

Postuar në 27 Nëntor, 2015 16:47

“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro”, është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë raportimit në komisionet e kuvendit. Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit.

“Ka një tender në proces, i cili parashikon investime modeste për mirëmbajtje intensive. Nuk e dimë sesi do të dalë, por po ju them se, edhe sikur tenderi të mbyllet me sukses, përsëri ajo rrugë është e papërfunduar dhe, e theksoj, kërkon edhe 160 mln euro të tjera së paku, të cilat nuk i kemi”, deklaroi ministri Ahmetaj. Për dhënien me konçesion të rrugës Durrës-Kukës është hapur tenderi ndërkombëtar dhe sipas qeverisë tarifa për kalimin në të do të jetë 5 euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.