Mark Frroku, sponsorizues i Partisë Demokratike

Postuar në 26 Nëntor, 2015 20:32

Hyri në parlament si pjesë e Aleancës së Shqipërisë Europiane por e shkuara politike e Mark Frrokut lidhet ngushtë me Partinë Demokratike. Këtë e ka pohuar vetë deputeti demokristian në letrën e dorëheqjes që avokati i tij pritet t’I dorëzojë të premten kuvendit. Frroku thotë se është viktimë e të pavërtetave të Partisë Demokratike, të cilën e ka sponsorizuar dhe se ka qenë edhe pjesë e saj.

“I gjithë ky kalvar ndaj meje dhe famijles sime është politike dhe që daton nga moment i divorcit tim me ish-Partinë Shtet, Partinë Demokratike. Gjatë kohës që ishim pjesë e tyre dhe sponsorizues për ta nuk isha I inkriminuar dhe tashmë nëadresën time hidhet një lumë akuzash dhe përbaltje dhe shpifje dhe të pavërteta, vërtetësinë e të cilave koha do ta tregojë shumë shpejt. Dua të bëj me dije për publikun se unë me ortakun tim  i kam paguar këtij shteti 12 milionë euro taksa e tatime e tashmë nga Prokuroria e Përgjithshme akuzohem se nuk justifikoj 2 milionë dollarë pasuri”-shkruan Frroku në letrën e dorëheqjes nga mandati i deputetit.

Gjithsesi ai i kërkon falje mazhorancës për shqetësimet duke thënë se lënia e mandatit të tij do ndihmojë hetimet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.