SHISH: 89 xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman

Postuar në 26 Nëntor, 2015 09:56

Xhamitë autonome ose jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman duket se janë disa herë më shumë nga pretendojnë autoritetet. Të paktën ky është shqetësimin që është raportuar në Komisionin e Sigurisë nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Panorama raporton se bazuar në dokumentin që i është dorëzuar deputetëve janë 89 xhami në të gjithë Shqipërinë jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërkohë që vetë Komuniteti Mysliman ka deklaruar se në total janë vetëm 6 xhami të shkëputura nga ky komunitet. Xhamitë që refuzojnë varësinë nga Komuniteti u oërkasin kryesisht rrymave radikale dhe udhëhiqen nga imamë të shkolluar jashtë vendit. Ato thuhet se janë ndërtuar me financime të besimtarëve dhe të ngritura në në toka të dhuruara prej tyre.
Një prej xhamive që ka dalë hapur kundër Komunitetit Mysliman është ajo e Unazës së Re. Imami i saj Ali Armandi tha se krerët e Komunitetit ndjekin një rrymë radikale dhe janë përkrahës të rrymës Gyleniste, duke përrcuar në një farë mënyrë ndarjen që vjen edhe si pasojë e ndikimeve nga Turqia.
Pak ditë më parë myftiu i Tiranës deklaroi se u ra dakord me besimtarët e xhamisë së Fushë Mzezit për të kaluar nën juridiksionin e Komunitetit. Zonat ku ushtrojnë aktivitetin xhamitë rebele janë kryesisht në Shqipërinë e Mesme, por edhe nënrajonin juglindor të vendit. Pak ditë më parë burime të SHISH informuan për vrasjen në Siri të një tjetër shqiptari nga Pogradeci që i ishte ndjekës i rrymave radikale dhe i ishte bashkuar Shtetit Islamik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.