Ndahet nga jeta akademiku Jorgo Bulo

Postuar në 26 Nëntor, 2015 16:19

Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare akademiku Jorgo Bulo. Ai ka qenë në Përmet për aktivitetin “Ditët Naimiane” ku edhe është dërguar në spital pasi nuk është ndjerë mirë. Bulo lindi më 27 prill të vitit 1939 në Sheper të Gjirokastrës.  Ai njihej si filolog  dhe historian i letërsisë. Fusha kryesore e kërkimit të tij ishte letërsia e Rilindjes Kombëtare si dhe çështje të tipologjisë së zhanreve letrare. Me propozim të nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.