Media online fuqia e re. Izraeli kërkon nga “Google” dhe “Youtube” parandalimin e publikimit të “materialeve irrituese” nga territoret palestineze

Postuar në 26 Nëntor, 2015 15:48

Media online po kthehet në një armë që nuk mund të kontrollohet nga asnjë pushtet qendror. Të paktën jo si media tradicionale. Kjo nuk ka të bëjë më me të drejtat vetëm, por edhe për faktin se transmetimi eksponencial i pamjeve apo ngjarjeve në një rrjet global, e konkuron, pse jo, zhbën çdo narrativë zyrtare. Shembulli më i qartë sesi ndikohet opinioni nga kjo medie është Izraeli që së fundmi përballet me një valë dhune. Për të përballur ndikimin që sjell publikimi i pamjeve ku ushtarë apo poicë izraelitë ushtrojnë dhunë, zv.ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Hotovely, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të “Google” dhe “Youtube” me synim vendosjen e bashkëpunimit dhe krijimin e një mekanizmi të përbashkët “për monitorimin dhe parandalimin e publikimit të “materialeve irrituese” që zënë fill në territoret palestineze”. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta izraelite “Maariv” teksa gazeta arabe me qendër në Londër, “Al-Araby Al-Jadeed” ka vlerësuar se takimi mund të parathotë censurimin e materialeve palestineze. 

https://www.middleeastmonitor.com/news/middle-east/22471-israel-meets-wi...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.