Dosjet hapen live, Sherif Merdani: “Alida Hisku nuk është përdhunuar. Agim Krajka spiun i Sigurimit me pseudonimin “Belini”

Postuar në 26 Nëntor, 2015 10:46

Sa kohë që dosjet nuk do të hapen njësoj si pjesa tjetër e Europës Lindore, ato do të hapen në studio televizive. Dhe me të drejtë në një farë mënyre, pasi është e padurueshme që njerëz që deri më dje vendosnin me raportime në shërbimet sekrete, të vijojnë sot të japin leksione demokracie. Dhe një rast që me gjasë do të turbullojë ujëra është ai që ka përcjellë dje në “Opinion” Sherif Merdani, këngëtar i njohur dhe i burgosur politik në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Merdani ka rrëfyer edhe disa hollësi nga çështja “Hisku”: “Fenomeni ka ekzistuar, por në vitet ‘70 po ju them që JO. Në asnjë mënyrë. Nëse një hetues bënte një gjë të tillë Enver Hoxha e pushkatonte. Kishte një rregullore: ishin dy policië që e shoqëronin. Jo në birucë të paktën. Operativi spiunonte hetuesin. Hetuesi policin. Pra nuk mund të ndodhte”, – ka thënë Merdani në “Opinion”. Kur vjen puna te përfshirja e artistëve të ndryshëm në bashkëpunim me Sigurimin, Merdani ka dhënë një emër, Agim Krajkën: “Një nga këta që spiunonin ishte edhe Agim Krajka (kompozitor). Ma ka thënë vetë që përpilonte raporte për artistët që udhëtonin jashtë nëpër turne. Madje ju them edhe pseudonimin që e kishte ‘Belini’”,- ka thënë ai. Pseudonimin “Belini” e përmendte në një intervistë të vetën para disa javësh në gazetën “Dita”, edhe ish-zyrtari i Sigurimit të Shtetit, Luan Pobrati.

http://www.mapo.al/2015/11/sherif-merdani-alida-hisku-ma-ka-thene-vete-s...

 

Këtu: http://www.respublica.al/2015/10/31/shërbimi-sekret-dinte-gjithçka-agim-krajka-parashqevi-simaku-flirtonte-me-një-sigurims, pjesë nga intervista e Krajkës për përfshirjen e artistëve me Sigurimin

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.