Buxheti për rrugët, më i ulëti i 10 viteve të fundit

Postuar në 26 Nëntor, 2015 10:10

Në buxhetin e vitit 2016 qeveria i shkurtoi me 40 për qind fondet për transportin rrugor duke i çuar ato në nivelin më të ulët të dekadës, edhe pse Ministra e Transportit në ëbin e saj zyrtar ka shpallur se nevojat për investimet në infrastrukturën e evendit për ta sjellë atë në gjendje normale janë më shumë se 2.5 miliardë euro.
Në projektbuxhetin 2016 fondi i dedikuar transportit rrugor është vetëm 12 miliardë lekë nga të cilat pak më shumë se 8 miliardë janë financime të huaja. Por duke marrë në konsideratë faktin se financimet e huaja në infrastrakturë nuk janë ezauruar më shumë se 40 për qind, fondi dedikuar transportit rrugor nuk është i mjafueshëm as për mirëmbajtjen.
Precedentët kanë treguar se investimet në përmirësimin e infrastrukturës fizike japin ndikim direkt në rritjen ekonomike. Kjo është provuar me ndërtimin e akseve të reja që lidhin pikat kufitare të vendit me zonat më të pëlqyera të turizmit, që ndikuan në një rritje të fortë të sektorëve të ndërtimit dhe shërbimve mbi të cilët u mbështet rritja ekonomike në dekadën e shkuar. Por qeveria e re e pas 2013 duket se i ka zhvendosur thelbësisht fondet nga rruget.
Të shperndara në objekte të vogla dhe kryesisht në ristruktime, fondet publike dedikuar investimeve nuk kanë prodhuar këto tre vjet një produkt të dukshem për taksapaguesit.
Me 12 miliardë lekët të programuara për infrastrukturën rrugore, gjatë vitit 2016, ministria e Financave sqaron se, synohet ulja e ndjeshme e aksidenteve rrugore, duke përmirësuar sinjalistikën dhe mirëmbajtjen e njollave të zeza, si dhe përfundimin e punimeve në disa akse dhe segmente rrugore kryesore.
Monitor

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.