Shteti ynë negociator. QSUT-ja do t’i jepet për menaxhim një kompanie të huaj

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:14

Takimet dhe konferencat rutinë që shpesh herë janë jashtë vëmendjes së medias përmbajnë detaje që ndoshta qëllimisht lihen jashtë vëmendjes së publikut. Praktikë kjo e ndjekur nga të gjitha qeveritë përfshi edhe këtë të fundit që transparencë quan reagimin ndaj akuzave të Partisë Demokratike.

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed tha sot gjatë një takimi ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë se mes ministrisë shqiptare dhe Bankës ka një projekt për kalimin e menaxhimit të Qendrës Spitalore Universitare një kompanie të huaj.

“Unë jam e lumtur që jam këtu sot, për nisjen e Projektit të Përmirësimit të sistemit shëndetësor shqiptar,  cili përmban  ndër të tjerash  edhe vlerësimin e QSUT (spitalit terciar) dhe përgatitjen për menaxhimin nga një kompani ndërkombëtare”-tha në nëmnyrë të përmbledhur përfaqësuesja e Bankës Botërore duke shprehur falenderimet ndaj stafit të Ministrisë së Shëndetësisë për sjelljen në këtë stad të projektit. http://www.worldbank.org/en/news/speech/2015/11/24/remarks-albania-count...

Me pak fjalë QSUT-ja po përgatitet t’i jepet një kompanie të huaj ta menaxhojë. Këtë zgjidhje ka menduar Ministria e Shëndetësisë që po çliron veten nga përgjegjësia e administrimit të spitalit më të madh publik në vend. Thënë ndryshe qeveria po merr në praktikë rolin e negociatorit për dhënien në shfrytëzim të shërbimeve publike. Në borderotë e shtetit figurojnë si ministra të dalë nga vota, por që në të vërtetë thjesht paguhen për të qenë negociatorë.

Në këto 2 vjet qeveria ka treguar se vetëm këtë punë  di të bëjë më mirë, të japë me konçesion shërbime publike në shëndetësi, infrastrukturë etj me pretendimin se mbron interesat e publikut.

Nëse kjo është veza e kuqe që po na jep qeveria, pse të mos ia besojmë dhe shtetin një konçensioni ndërkombëtar pa qenë nevoja për negociatorë të stilit Beqaj, Ahmetaj apo Haxhinasto.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.