Shkolla politike e kafeve të Ilir Metës dhe Shpëtim Idrizit

Postuar në 24 Nëntor, 2015 11:51

Lajm i fundit është se Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi u takuan sërish për kafe në një prej hoteleve të njohura të kryeqytetit. Mesa duket ka asistuar rastësisht në këtë eveniment politik të ditës edhe një fotograf që ka arritur të kapë nga një kënd i zbehtë drite takimin jashtë zyre të kryetarit dhe nënkryetarit të kuvendit të Shqipërisë.
Meta dhe Idrizi janë miq të vjetër jo vetëm se vijnë nga e njëjta parti, por edhe sepse janë mbrujtur me idealet e dhjetorit. Ndaj dhe shoqëria e tyre nuk duhet paragjykuar dhe nuk ka pse të interpretohet si presion ndaj kryeministrit që për momentin ndodhet në Kinë. Prania e Petrit Vasilit mund t'i japë një kontekst më politik takimit, por në fund të fundit kur kur aty qëlloi fotografi, pse të mos e mendojmë që edhe Petrit kaloi rastësisht një herë nga Rogneri. Megjithatë mund të themi se edhe në Shqipëri tani është krijuar një shkollë politike që nuk përjasrton as fotot dhe as takimet e rastësishme në funksion të qëllimeve të larta politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.