Llalla në parim kundër hetimit ndërkombëtar për aferën CEZ: E zbardh vetë

Postuar në 25 Nëntor, 2015 09:47

Prokuroria e Përgjithshme është e mendimit se çështjet që kanë të bëjnë me kompaninë CEZ mund të hetohen vetëm nga drejtësia shqiptare. Në letrën dërguar kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kryeprokurori Adriatik Llalla shprehet se mundësia e një hetimi të huaj për këtë çështje është në shkelje të Kushtetutës, teksa shton se ky organ i ka kapacitetet e duhura.
Sipas tij, akti themeltar i shtetit, ja njeh të drejtën e hetimit në Republikën e Shqipërisë vetëm organit të drejtuar nga Llalla, raporton Shqiptarja.com.
“Në përgjigje të shkresës suaj, me anë të së cilës kërkohet mendim për projektligjin “Për lejimin e hetimit të pavarur mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen “CEZ Shpërndarje SHA””, Prokuroria shprehet në parim kundër projektligjit të propozuar”- thuhet në shkresën e Llallës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.