Gabimi me dashje i Erdogan dhe loja e rrezikshme me bekimin e amerikanëve

Postuar në 25 Nëntor, 2015 20:46

Rrëzimi i avionit rus nga flota ajrore turke për Moskën ishte një pabesi e paramenduar. Argumenti se Turqia reagoi për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore nuk ka si të jetë bindës për Kremlinin kur vetë Turqia është një prej vendeve që cënon vazhdimisht integritetin territorial të fqinjëve të saj.

Për të përforcuar këtë bindje ministri i Jashtëm Sergei Lavrov  solli si shembull një bisedë të tij me ministrin e Jashtëm grek Niko Kotzias, sipas të cilit radarët e marinës dhe flotës ushtarake greke regjistronin mbi 1500 incidente në vit të shkeljes së hapësirës ajrore dhe detare greke nga fregatat dhe avionët turq. “Ajo që ndodhi është e papranueshme. Dje mora ngushëllime nga ministri i Jashtëm turk Davutoglu, i cili gjatë gjithë kohës po justifikohej për incidentin duke i mbetur idesë se Turqia reagoi për të mbrojtur integritetin territorial të saj. I kujtoj se avionët turq shkelin hapësirën ajrore të Greqisë mbi 1 mijë e 500 herë në vit duke e bërë praktikë të zakonshme”-deklaroi Lavrov.

Presidenti Obama nxitoi të dalë në mbështetje të Turqisë për rrëzimin e avionit rus duke i qëndruar versionit të integritetit territorial. Në këtë përplasje Shtetet e Bashkuara nuk kanë hezituar të bëhen palë me Turqinë, duke përcjellë një qasje që lidhet me të qënit e dy vendeve anëtare të NATO-s. Por roli i Ankarasë në luftën kundër ISIS dhe destabilitetit politik në Siri mund të kompromentojnë si NATO-n edhe Shtetet e Bashkuara që janë deklaruar si udhëheqëse të luftës kundër terrorizmit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.