Që fëmijë ushtarë me rrogë për Shtetin Islamik

Postuar në 24 Nëntor, 2015 10:05

250 dollarë për fëmijët rekrutë dhe 3 mijë dollarë për udhëheqësit e tyre. Këto janë pagat që jep Shteti Islamik për të mbajtur lart moralin e luftëtarëve të tij dhe për të ushqyer fanatizmin fetar në emër të xhihadit kundër perëndimit. Ushtarët e ISIS nuk kanë moshë dhe edukimi për të vrarë gjakftohtësisht armiqtë e Allahut nis që në moshë të vogël.
Gazeta gjermane Bild u referohet burimeve qeveritare që thonë se xhihadistët përpiqen të joshin me para të rinj nga Siria dhe Iraku për të luftuar në radhët e tyre edhe me koston e vdekjes për xhihad.
Fëmijëve të varfër që gjenden lagjeve të Irakut e Sirisë rekrutët u japin një pagesë prej 200-250 dollarësh në muaj duke u mësuar teknikat luftarake si të qëllojnë me armë kundër "të pafeve".
Reportazhi i gjermanes "Bild" thotë se ushtarët e thjeshtë të Shtetit Islamik që vijnë edhe nga shtete të ndryshme është rreth 500 dollarë në muaj, ndërsa për grupet e ashtuquajtura të terroit shpërblimi shkon në 1 mijë dollarë në muaj.
Trefish është pagesa për drejtuesit e lartë të formacioneve të Stetit Islamik. "Bild" shkruan se kokat e Shtetit Islamik paguhen me 3 mijë dollarë në muaj dhe ushqimin e kanë falas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.