Pyetja populiste e Blushit: Pse merrni kaq shumë borxh?

Postuar në 23 Nëntor, 2015 16:03

Pse merrni në emër të shqiptarëve kaq shumë borxh? Me këtë pyetje deputeti Ben Blushi i është drejtuar zv-ministrit të Financave, gjatë diskutimeve për projektbuxhetin në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Blushi, duke qenë për shumë vite në politikë dhe meqë ka qenë për disa vite ministër, e di fare mirë përgjijgen e kësaj pyetje. Shteti shqiptar ka një çerek shekulli që merr çdo vit borxh, sepse të ardhurat kanë qenë çdo vit më të vogla se shpenzimet. Por në 2016-ën, diferenca mes shpenzimeve dhe të ardhurave (deficiti buxhetor që do financohet me borxh të ri), si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), do të jetë më e ulta në çerekshekullin e fundit – vetëm 2.2% e PBB-së.

Një pyetje më me kuptim do të ishte se ku do të shkojë borxhi i ri. Duke ndjekur rradhën e prioritetit të pagesave shtetërore, rezulton se borxhi i ri që do të shtohet në 2016-ën (34 miliardë lekë) do të shkojë i tëri për të mbuluar vetëm një pjesë të interesave të borxhit të vjetër 25-vjeçar (të cilat do të jenë gjithsej 43 miliardë lekë) – pjesa tjetër (9 miliardë lekë) do të mbulohet nga të ardhurat e vitit.

Ndërsa pyetja më me shumë kuptim do të ishte se ku do të shkojnë të ardhurat nga taksat e tatimet. A do të përdoren ato me nikoqirllëk, apo do të shpërdorohen për të marrë me qera xhaguarë e për të udhëtuar rrotull globit? A do të përdoren ato për investime frytdhënëse apo për palma që përmbytin autostradën?

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.