Pse merrni kaq shumë borxh në emër të shqiptarëve? Pyetje nga Blushi për lluksokracinë

Postuar në 23 Nëntor, 2015 13:08

Pse merrni në emër të shqiptarëve kaq shumë borxh? Me këtë pyetje deputeti Ben Blushi i është drejtuar ministrit të Financave, Shkëlqim Cani gjatë diskutimeve për për projektbuxhetin në Komisionin e Jahtëm. "Keni marrë më shumë se cdo vend në rajon. Nuk ka qeveri në botë që nuk di se sa borxh ka. Të duhet cerek ore të pyesësh, të flasësh në telefon të dish sa borxh keni marrë"-ka shtuar më tej Blushi duke i kujtuar Canit se se kur ishin ne opozitë, shumica e sotme, pati deklaruar se nuk duhet të merrej borxh më shumë se 60% e prodhimit te brendshëm bruto. "Rritja e borxhit është alarmante. E kemi gjetur nën 70 për qind, aktualisht ka shkuar mbi 73 për qind. Kush është balancimi rajonal i fondeve? Për cfarë merrni borxh? Për të paguar rrogat? Kalova dje nga rruga Tiranë-Elbasan. Dy vite nuk ka bërë një metër rrugë. Më thuaj 5 metra rrugë që keni bërë. Merrni borxhe për shatërvane, për pallate për pishina. Kjo quhet lluksokraci-deklaroi Blushi. Në përgjigjë të këtyre pyetjeve Ministri i Financave është shprehur se deklaratat në opozitë sihin për të ndalur qeverië Berisha të çonte borxhin në 80%, ndërsa lajmëroi se ulja e borxhit do të nisë nga viti që vjen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.