Nga çadrat e Idomenit në Shqipëri, rruga alternative për emigrantët që braktisin Greqinë

Postuar në 23 Nëntor, 2015 11:48

Autoritetet greke vlerësojnë se disa prej emigrantëve të vendosur prej kohësh në kufirin greko-maqedon kanë vendosur të rikthehen në brendësi të Greqisë, ndërsa të tjerë po kërkojnë rrugëkalime të tjera, të pambrojtura, për të vazhduar aventurën e tyre.
Një tjetër mundësi është që pjesë e këtyre emigrantëve të drejtohen në territorin shqiptar, pavarësisht largësisë realtivisht të madhe, dhe të tentojnë që atje, kalimin e tyre për në Europë.
Korrespondenti i Abc News në Athinë raporton se në kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë tani ka një prani më të pakët të refugjatëve dhe emigrantëve, pas vendimit të autoriteteve të Shkupit për të lejuar kalimin vetëm të refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku.
Shtetasit nga vende të tjera që ndodheshin për ditë të tëra në pritje, tashmë kanë filluar të largohen nga vendkalimi i Idomenit.
Sipas mediave greke, ata që kanë mbetur në zonë kanë krijuar një kamp provizor me çadra të ngritura në anë të linjës hekurudhore. Ata kërkojnë ndihmën e organizatave humanitare për të përballuar nevojat minimale të jetesës.
Ministri grek i emigracionit, që vizitoi zonën në fundjavë, deklaroi se qeveria ka një plan për zhvendosjen e tyre më në jug, në një hapësirë ku do të ofrohet edhe infrastruktura optimale. Mirëpo 300 banorët e zonës ku planikfikohet të ndërtohet qendra e akomodimit kanë shprehur kundërshtimin e tyre energjik ndaj këtij vendimi të qeverisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.