Ligji "Beqaj" për sigurimet shëndetësore dhe pikëpyetjet për shëndetësinë falas

Postuar në 23 Nëntor, 2015 10:02

Shëndetësia falas është një nga premtimet që po konfirmohet vetëm si gjetje elektorale e sektorit të shëndetësisë në Partinë Socialiste, e thënë në kushtet e pasigurisë për të fituar zgjedhjet edhe pas 8 vitesh në opozitë. Hapat që po ndërmerr qeveria dhe ministri Beqaj në këtë drejtim nuk çojnë ujë në përmbushjen e këtij premtimi dhe ngrejnë pikëpyetje të mëdha mbi seriozitetin e deklaratave të bëra para zgjedhjeve.
Rekordet e deritanishme të ministeit të Shëndetësisë janë dhënia me konçesion e disa shërbimeve sipas partneritetit publik privat siç janë hemodializa, sterlizimi apo çekapi për grumoshat 40 deri në 60 vjeç. Pra në një farë mënyrë privatizimi i sektorit publik të shëndetësië, çka do të thotë një marrëdhënie biznesi mes shtetit dhe operatorëve privatë.
Një praktikë e tillë nuk ka si të mos rrisë kostot e shërbimeve edhe kur shteti mund të marrë përsipër kryerjen e të gjitha shpenzimeve.
Në kushte të tilla nuk ka sesi shëndetësia të jetë falas ose të paktën qeveria duhet të riartikulojë se çfarë nënkupton me shëndetësinë falas. Ish-ministri i Shëndetësisë, Teitan Shehu ngre edhe një shqetësim tjetër që ka të bëjë me ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin për Sigurimet e Kujdesit Shëndetësor.
Sipas tij propozimi që parashtrohet në këtë ligj se "personat e pasiguruar të përfitojnë kujdesin nga mjeku i familjes" ngre sërish pikëpyetje mbi qëllimet zbatimit të një skeme të tillë që në pamje të parë duket si përkujdesje e qeverisë për shtresat në nevojë.
Shehu thotë se në vendin tonë janë rreth 600 mijë kontributore aktive në skemën e sigurimeve shendetesore, ndersa te mbuluar sipas kategorive qe nuk mund te kontribuojnë, të përcaktuara me ligj janë edhe rreth 2,2 milion të tjerë.
Këta quhen pjesëmarrës pasiv në skemë dhe është shteti që i derdh vlerat financiare për ta te Fondit i Sigurimeve. Pyetja që ngrihet është sa qytetarë të tjerë do të perfitojnë nga ky ndryshim edhe sa do të rritet në këtë mënyrë kontributi i shtetit për qytetaret? Shehu thotë se nuk mund të ketë asnjë shtesë të ndjeshme reale qofte njerëzore apo dhe finanaciare nga buxheti, duke ngritur dyshime për heqjen e mijëra personave nga skema e mbulimit të sihurimeve nga shteti. "Në bazë të interpretimeve të mundshme të ndryshimeve ligjore teë propozuara, që krijojnë edhe nje konfuzion serioz, rrezikohet që këta të mbuluar pasivisht me këtë ndryshim ligjor të perfitojnë vetëm asistencen e mjekut te familjes, duke humbur të drejtën për sherbimet e specializuara e spitalore"-thekson ish-ministri.
Sipas tij ky projektligj është një tjetër spekullim politik edhe për faktin se drafti i relacionit tij nuk permend asnjë numër të qytetarëve që do të perfitojne dhe as nuk shkruhet per ndonje faturë financiare në funksion edhe të premtimit për shëndetësi falas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.