Siria nuk është si Bosnja dhe problemi nuk është urrejtja e vjetër

Postuar në 21 Nëntor, 2015 13:31
Benjamin Denison /Jasmin Mujanoviç

PNdërsa lufta civile në Siri vazhdon, duket se nuk ka zgjidhje të besueshme në horizont. Për një sy jo profesionist, konflikti është një rrëmujë e padeshifrueshme popujsh dhe besimesh rivalë. Si në shumë konflikte, vëzhguesit e kanë marrë vetë përsipër të ofrojnë konkluzione përfundimtare dhe zgjidhje të thjeshta. Një nga këto thjeshtëzime të skajshme është tendenca në rritje për ta krahasuar konfliktin e Sirisë me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990.
Një aspekt dominues i kësaj narrative ka qenë për të diskutuar që Siria ka nevojë për “Dejtonin” e saj: marrëveshja e paqes e realizuar me ndërmjetësinë e amerikanëve që i dha fund luftës në Bosnjë më 1995. Ky krahasim i pasaktë dhe i rrezikshëm do të ketë pasoja shkatërrimtare – siç ka pasur në Bosnjë-Hercegoinë – nëse merret seriozisht nga politikanët.
Kjo tendencë fatkeqe ngriti sërish kokën javën e kaluar në një polemikë në revistën “Foreign Policy” nga dekani i Shkollës Fletcher për Juridik dhe Diplomaci në universitetin Tufts, admiral James Stavridis. Stavridis është i mendimit që lufta e sotme në Siri ngjan me shpjegimin e “urrejtjes së lashtë” në konfliktet etnike që ai pretendon (gabimisht) se ekzistuan në Ballkan.
Teza e “urrejtja e lashtë” është ideja që grupe njerëzish luftojnë njëri-tjetrin sepse e kanë urryer gjithmonë njëri-tjetrin për shkak të dallimeve identitare dhe kulturore. Sipas këtij argumenti, nëse konflikti në Siri buron nga urrejtja e lashtë si në rastin e Ballkanit, atëherë zgjidhja për Sirinë, sugjeron Stavridis, duhet të ndjekë modelin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila rezultoi e mjaftueshme për popujt e Ballkanit të ndarë etnikisht.
Stavridis, i cili komandoi destrojerin amerikan Barry në fillim të viteve 1990 të vendosur në Bosnjë, nuk është i vetmi në heqjen e kësaj paraleleje, pavarësisht sa e gabuar është ajo. Për një brez politikanësh e analistësh, shpërbërja e Jugosllavisë më 1991 dhe luftërat e saj që pasuan ishin një moment ndryshimi. Ndërsa dhuna shpërtheu në gjithë rajonin, mijëra diplomatë e gazetarë vrisnin mendjen të kuptonin ç’ndodhte. Kur të njëjtët politikanë shikojnë mjedise të njëjta sot, ata kthehen te Ballkani në mënyrë instiktive, pavarësisht në ka kuptim apo jo analogjia.
Tendenca e perëndimorëve për të thjeshtëzuar dhe keq-identifikuar shkaqet e konflikteve ndërkombëtare bazuar në krahasime të menduara keq ka një histori të gjatë të turpshme. Në rastin konkret për argumentin e “urrejtjes etnike të lashtë”, shumë politikanë u bazuan te libri i famshëm i Robert D. Kaplan i vitit 1993, “Balkan Ghosts” [Fantazmat e Ballkanit], si shpjegimi përfundimtar i shkaqeve të konflikteve jugosllave. Për mendimin tonë, vepra e Kaplanit është e pashoqe në injorancën e saj. Politikat e që u krijuan bazuar në të për Ballkanin kanë qenë shkatërrimtare.
Në libër, Kaplan mbron idenë që Jugosllavia u shpërbë nga “urrejtja etnike e lashtë” mes popujve të saj të ndryshëm. “Balkan Ghosts” vazhdon të ketë një ndikim të madh në mendjet e analistëve për të cilët mashtrimi kryesor i veprës është teza shpjeguese përfundimtare e për gjithë mosmarrëveshjet mes popujve emrat e të cilëve e kemi të vështirë t’i shqiptojmë. Megjithëse gabimin e tezës qendrore të Kaplanit e kanë dekontruktuar shumë vetë, argumenti është rishfaqur në mënyrë shqetësuese në debatin e tanishëm për Sirinë.
Argumenti i Kaplanti dhe ato që rrjedhin prej tij janë thjesht gabim. Si fillim, as historia e Sirisë dhe as e Bosnjës nuk është përbërë nga luftë e vazhdueshme etnike. Sinisa Maeseviç ka detajuar në mënyrë të bindshme faktin që Ballkani ka pasur më pak luftëra gjatë historisë se çdo rajon i Europës. Në fakt, nocioni i konflikteve të vazhdueshme ballkanike vjen kryesisht nga përshkrimet gazetareske të luftës greke për pavarësi më 1921, një narrativë imagjinare që është projektuar që atëherë mbi gjithë rajonin.
Harris Milonas dhe studiues të tjerëve kanë treguar që ndërtimi i identitetit etnik shfaqet kryesisht në përgjigje të incetivave politike. Milonas argumenton se ndërtimi i identiteteve kombëtare ndodh kryesisht kur elitat shtet-ndërtuese ndihen të kërcënuara nga konkurrentët ose nga mendime dhe organizime të reja politike modeste. Duke u bazuar në veprën e Benedict Anderson, Milonas tregon gjithashtu që “kush llogaritet” si anëtar i kombit është fluid dhe kontingjent i faktorëve të jashtëm, jo i përcaktimeve të lashta të fiseve që zgjaten mijëra vjet në histori.
Së fundi, miti i urrejtjes së lashtë e konsideron etninë si të pandryshueshme dhe e merr të mirëqenë konfliktin si diçka natyrale. Por paqja ka qenë më e shpeshtë sesa lufta gjatë historisë së Sirisë dhe Bosnjës. Studimet e vonshme tregojnë që marrëdhënia mes etnisë dhe konfliktit është e ndërlikuar dhe shumëngjyrëshe.
Për shembull, etniciteti mund të mobilizohet nga sipërmarrësit politikë përmes politikës simbolike. Ajo mund të provokojë reagime emotive frike, inati dhe zemërimi kundër grupesh etnike të ndryshme pas ndryshimeve në balancat e politikës së brendshme. Dhe shpërndarja e lidhjeve etnike nëpër organet e shtetit mund të ndikojë në aftësinë për t’u mobilizuar kundër shtetit.
Kështë që, mënyra si etniciteti mund të mobilizohet në shtete të ndryshme është i rëndësishëm për të kuptuar konfliktin, por të pohosh se vetë etniciteti shkakton konflikt të vazhdueshme historike është teorikisht dhe empirikisht fals.
images (1)Për fat të keq, narrativa që Kaplani dhe ndjekësit e tij pedaluan në vitet 1990 janë rishfaqur në diskursin e sotëm për Sirinë. Për rrjedhojë, lufta siriane, pak a shumë si shpërbërja jugosllave, shpesh është prezantuar si një konflikt i përhershëm, kokëfortë, i rrënjosur në dëshirat primare të luftëtarëve respektivë. Kjo narrativë ka kontribuar bindshëm në kulturën e indiferencës dhe mosdëshirës mes liderëve perëndimorë të veprojnë në ndonjë kapacitet të kuptueshëm për të ndihmuar popullin e Sirisë. Anashkalimi i një konflikti bazuar në “urrejtjen e lashtë” e bën të lehtë për aktorët të justifikojnë mungesën e një politike koherente nga ana e tyre, ose, akoma keq, të japin zgjidhje të naive.
Qasja klasike politike e shkollës së Kaplanit ka qenë të mbrojë idenë e ndarjes. Përderisa komunitetet etnike respektove në këto shtet nuk kanë bashkëjetuar në harmoni, thonë ata, është e kuptueshme që paqja do të vijë vetëm kur komuniteti ndërkombëtar kur komuniteti ndërkombëtar të ndërtojë barriera të forta dhe funksionale mes tyre. Pra, ajo që propozohet si zgjidhje për Sirinë është ajo që i dha “fund” luftës në Bosnjë: ndarje etnike e mbikëqyrur ndërkombëtarisht. Por duke rendur drejt ndarjes etnike, politikanët perëndimorë nuk trajtojnë faktorët aktualë që nxitën konfliktin në Ballkan dhe Siri: institucionet politike përjashtuese, të papërgjegjshme.
Dejtoni nuk është modeli më i mirë për paqe. Arsyet pse Dejton ishte i një marrëveshje paqeje e suksesshme kanë më shumë të bëjnë me daljen të mundur të atyre që udhëhiqnin konfliktin në Bosnjë dhe Kroaci sesa me përqafimin e ndarjes etnike element qendror në marrëveshje. Duke legjitimuar ndarjet etnike e krijuara nga dhuna, Dejtoni vendosi një kusht për paqen mes mekanizmit jo llogaridhënës të “ndarjes së pushtetit” ekskluziv për elitat etnike të vendit.

Dhe kjo nuk po funksionon. Historia boshnjake e pasluftës tregon mangësitë e federalizmit etnik si bazë për rend kushtetues. Pakënaqësia në nivel të lartë mes të rinjve dhe protestat e shkurtit 2014 treguan që “paqja etnike” e Bosnjës e ka penguar rritjen politike dhe ekonomike, dhe me shumë gjasë mund të ketë konflikte sociale në të ardhmen.
Janë shkruar vëllime të tëra për mangësitë e Dejtoni, por defekti qendror i saj i ngjan inkoherencës së tezës së “urrejtjes së lashtë” që ishte qenëore për origjinën e saj. Duke ndarë Bosnjë-Hercegovinën, dhe çdo aspekt të qeverisë dhe administratës publike, sipas linjave etnike, marrëveshja e Dejtonit ka institucionalizuar shkaktarët e vërtetë të konfliktit që arkitektët e tij besonin se ishin shkaqet e luftës në nisje të saj. Të qeverisësh brenda parametrave të kushtetutës së tanishme boshnjake, duhet të jesh nacionalist. E për pasojë bashkëpunimi mes liderëve boshnjakë është i pamundur, dhe rikthimi i konfliktit mbetet kërcënim i përhershëm.

Sigurisht, edhe një marrëveshje për paqe e keqe është më e pëlqyer se lufta. Megjithatë, nëse 20 vjet pasi Dejtoni heshti armët e Bosnjë-Hercegovinës, frika e rikthimit të armiqve në vend mbetet e lartë, atëherë diçka mungon qartësisht. Ky nuk është faj i popullit të Bosnjës, por banditëve dhe përfituesve nga lufta sipas imazhit të të cilëve u projektua marrëveshja e Djetonit, dhe që vazhdojnë të dominojnë politikën e vendit falë të njëjtave incentivave perverse dhe shoviniste të kushtetutës. Prandaj, futja e Sirisë në një marrëveshje për paqe të tillë nuk do të ketë garanci për paqe ose siguri dhe me shumë gjasë do të prodhojë rezultate të njëjta ose më të këqija.
Nëse vërtetë ka një leksion ballkanas për Sirinë, është që të shmanget bazimi i pikëpamjeve tona mbi mite, dhe mbështetja në fakte. Të ndiqet “Sirian Ghosts” [Fantazmat siriane] thjesht ndërton skenën për marrëveshje ndarje etnike kundër produktive. Vetëm kur politikanët të kuptojnë varfërinë e “modelit Dejton” dhe mitologjitë absurde në rrënjët e tij mund të fillojmë të kemi një kuvend të informuar për luftën e Sirisë dhe, më e rëndësishmja, paqen e saj të shumëpritur.

Postbllok.com/ Washington Post

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.