BB: Shqipëria zbret 11 vende për pagimin e taksave

Postuar në 21 Nëntor, 2015 13:12

Shqipëria paraqitet sërish si vendi më pak i konkurrues në rajon. Sa i përket taksave më të larta dhe pagesës së tyre, Shqipëria lë pas në rajon vetëm Serbinë. Banka Botërore në raportin e  indeksit të pagesës së taksave për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 142-të në mesin e 189 ekonomive të ekzaminuara me një humbje pre 11 vendesh në krahasim me një vit më parë.

Raporti citon, se Shqipëria është vendi që ka njohur rritjen më të madhe në normën totale të taksave në harkun e një viti, me 5.2%. Diçka e tillë vjen për shkak të rritjes me 50% të taksës mbi pronën, nga 10% në 15%.

36.5% vlerësohet norma totale e taksave që paguhen në vendin tonë, ndërkohë që një vit më parë kjo normë fiksohej në 31.2%. Pjesën më të madhe, me 18.8% e zënë taksat e punës, e ndjekur nga taksat mbi fitimin që zënë 14.1%.

Sipas raportit të pagesës së taksave 2016 Maqedonia zë vendin e 7-të në nivel global. Malin e Zi në të 64-tin, Kosova gjendet në vendin e 67-të. Të vetmin shtet që kemi lënë pas në rajon, është Serbia, e cila renditet e 143

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.