Vëllai i Olldashit: E kam të vështirë ta besoj se aksidenti i Kolit ka qenë i kurdisur

Postuar në 20 Nëntor, 2015 12:05

"E di që vetë Sokoli nuk ishte aspak komod në atë kohë për shumë qarqe, për shumë fraksione politike dhe ndoshta shumë do ta brohorisnin daljen e Sokolit nga jeta politike dhe ndoshta janë lutur që të ndodhte ajo gjë, por ajo që ndodhi atë mbrëmje nuk ma merr mendja se ka qenë një gjë e kurdisur.. E kam të vështirë ta besoj.”- tregon Ardiani Olldashi në një intervistë për gazetën DITA në dy vjetorin e vdekjes së ish-deputetit demokrat.
Kur e pyet për 20 nëntorin e dy viteve më parë, Ardian thotë:
“Mos më pyesni se nuk e di se përse, ku shkoi, kë takoi dhe me kë foli atë ditë! Pavarësisht, se e kisha vazhdimisht në mend që duhet ta merrja në telefon atë mbrëmje, nuk e mora, dhe mos më pyesni pse, se nuk di të them… Mos më pyesni për koiçidencat e çuditshme që kishte ai aksident, se nuk e di… Por mendoj se ishte një aksident".
Për aksidentin e Sokol Olldashit prokuroria i ka mbyllur hetimet, por kjo nuk ka shuar hamëndësimet apo dyshimet për ngjarjen ku humbi jetën ish-deputeti kontravers i Partisë Demokratike.

Comments

Submitted by Tru Truli (not verified) on

I ndjeri ka qene nje nga politikanet me te korruptuar dhe nga me fodullet pa kurrfare kontributi. Te gjithe jane gezuar per theqafjen e tij me perjashtim te familjes dhe ca bashkeshkollareve te gazetarise. Te paraqitet si gati gati hero ky fare legeni eshte simptomatike e paudhesise se ketij vendi te ngrate.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.