PD akuzon: Ministria e Shëndetësisë, kliente e kompanisë së Vilma Nushit

Postuar në 20 Nëntor, 2015 16:39

Partia Demokratike ka denoncuar sot përmes përfaqësueses së vet, Grida Duma, praktikat prokuruese të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilat sipas Dumës kanë çuar para drejt një kompanie të vetme. “Nuk janë letra, as dokumenta tenderi, janë në të vërtetë sëmundja e shëndetësisë tonë. Këta janë milionat që Ilir Beqja i ka dhënë Vilma Nushit për blerje ilaçesh. Këto janë paratë që pasurojnë shoqen e partisë socialiste. Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër. TRIMED, TRIMED fituese. TRIMED, firma e shoqes Nushi, ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe. Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e mirë, e këtyre milionave është marrë pa tender. Paratë janë marrë me negocim. Donatorja e Partisë Socialiste, mikja e Edi Ramës ka grabitur fonde që mund të shpëtonin jetë njerëzish. Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, mikes së kryeministrit i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjera me ilaçet”, tha Duma.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.