Leze e Preng Frroku i shkruajnë ambasadorit Lu: Po na zhgënjen, informohu para se të flasësh

Postuar në 20 Nëntor, 2015 10:29

Deklarata e ambasadorit amerikan se Arben Frroku u lejua të ikte nga Shqipëria, ndërsa po gjykohej për vrasjen e Dritan Lamajt ka lënë të zhgënjyer prindërit e Frrokut. Preng e Leze Frroku i kanë shkruajtur një letër diplomatit të Shteteve të Bashkuara duke i quajtur deklaratat e tij të nxituara.
"Pasi dëgjova fjalët tuaja, që për fatin e mirë ju i shqiptuat në gjuhën shqipe, u ndjeva shumë keq, madje u ndjeva i zhgënjyer nga ju, pasi mendoj se konkluzioni juaj është i nxituar, pasi djali im ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, dhe si rrjedhojë e kësaj drejtësia shqiptare akoma nuk e ka dhënë fjalën e fundit në çështjen penale kundër tij"-shkruhet në letër.
Prindërit e Frrokut i kërkojnë ambasadorit Lu të gjejë qoftë edhe një provë të vetme që provon fajësinë e djalit të tyre në vrasjen e kryekomisar Lamajt.
"Që natën e vrasjes së shefit të policisë, më datë 24.02.2014, pas afro tri orësh Arbeni është konsideruar autor i kësaj vrasjeje, pa pasur as edhe një provë të vetme. Do t’ju lutesha shumë juve dhe kujtdo tjetër ekspert të fushës: më gjeni një provë tjetër të vetme që të implikojë djalin tim të vetëm, përveçse dëshmisë së personit të mbrojtur, i cili në momentet e para, pas ngjarjes, është paguar si informator i policisë"-thuhet më tej.
Prindërit e Frrokut e mbyllin letrën me një sugjerim për ambasadorin amerikan.
"Ju, ndërkombëtarët, jeni të parët që na mësoni të lëmë drejtësinë që të flasë, dhe, meqenëse çështja është në Gjykatën e Lartë, në pritje për t’i ardhur radha për t’u marrë për shqyrtim, mendoj se te rasti i djalit tim Arben Frroku duhej të ishit informuar më mirë, pasi mendoj se do të kishit qenë më objektiv nëse do t’u kishit hequr ndonjë kritikë atyre prokurorëve, të cilët me punën e shtetit bëjnë sipas qejfit të tyre, e deri tani nuk ka ndodhur që nga ndërkombëtarët të kritikohen, edhe pse të vetëdijshëm që prokurorët në shumë raste veprojnë sikurse të kishin karrigen e tyre private, dhe jo të jenë në punën e shtetit, ku dhe kanë detyrimin të zbatojnë ligjin"- theksojnë Preng e Leze Frroku

http://www.balkanweb.com/site/prinderit-e-arben-frrokut-leter-ambasadori...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.