Intervistë e organizatorit të masakrës së Parisit. Abdel Hamid Abaaoud, lumë urrejtje për kryqëtarët

Postuar në 18 Nëntor, 2015 10:04

Organizatori i masakrës së Parisit, Abdel Hamid Abaaoud ndonëse një nga terroristët e betuar kundër perëndimit, nuk ka nguruar të jetë edhe një personazh mediatik për mediat e Shtetit Islamik. Ai ka dhënë një intervistë për revistën e ISIS “Dabiq” pas dështimit të një sulmi në Belgjikë, ku u vranë dy xhihadistë.

Dabiq: Përse shkove në Belgjikë?

Abdel Hamid Abaaoud: Allahu më zgjodhi për të shkuar në Europë bashkë me dy luftëtarë për të terrorizuar kryqtarët që luftojnë kundër muslimanëve. Belgjika, siç e dini është pjesë e aleancës së kryqëtarëve që sulmojnë muslimanët në Irak e Siri.

Dabiq: Kishit të tjerë me vete?

Abdel Hamid Abaaoud: Jo, ishim vetëm 3 vetë. Emrat tanë janë përmendur në të gjitha mediat

Dabiq: Ishte e vështirë të shkoje në Belgjikë?

Abdel Hamid Abaaoud: Hasëm shumë vështirësi gjatë udhëtimit. Shpenzuam muaj duke u përpjekur të kalonim në Europë derisa me ndihmën e Allahut arritëm më në fund në Belgjikë. Aty mundëm të gjejmë armë dhe një vend të sigurtë nga ku do të fillonim sulmet. Fuqia e vetme është Allahu.

Dabiq: Si e gjetën mediat fotografinë tuaj?

Abdel Hamid Abaaoud: Një shoku im më kishte filmuar në video para një sulmi, por më pas atij I humbi kamera dhe iu shit një gazetari perëndimor. Papritur pashë fotografinë time ngado, por Allahu I verboi dhe nuk më gjetën dot. Më ndaloi një polic në Maltë për të më krahasuar me fotografinë, por nuk gjeti asgjë të përbashkët. Kjo ishte një dhuratë e Allahut.

Dabiq: Çfarë ndodhi ditën e përplasjes me policinë belge?

Abdel Hamid Abaaoud: Dy shokët e mi ishin në shtëpi dhe kishin gati lëndët shpërthyese dhe armët. Papritur u rrethuan nga 150 policë belgë dhe francezë. Pasoi luftë për 10 minuta dhe shokët e mi u vranë.

Dabiq: Pse u dyshove për sulmet kur nuk ishe në shtëpi me ta?

Abdel Hamid Abaaoud: Shërbimet e Inteligjencës më njihnin sepse më kishin arrestuar dhe burgosur. Pasi hynë në shtëpinë ku ishin shokët e mi kuptuan se aty strehohesha dhe unë dhe nisën një operacion të gjerë. Arrestuan muslimanë në Greqi, Spanjë, Francë dhe Belgjikë për të gjetur bashkëpunëtorë të mitë. Uroj që Allahu të çlirojë muslimanët nga burgjet e kryqëtarëve.

 

http://www.protothema.gr/world/article/527633/eihe-dosei-kai-sunedeuxi-o...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.