Opsioni i ndërhyrjes tokësore ndaj ISIS

Postuar në 17 Nëntor, 2015 19:19

Franca është në luftë me Shtetin Islamik që pas goditjeve në Paris. Një akt kundërvënieje që i provon botës se Perëndimi është strukur në shtëpinë e vet dhe e rezervon forcën vetëm për aksione shpaguese. Megjithatë sulmet në Paris duket të kenë vënë në lëvizjes këmbana të  tjera. Po hyn në lojë skenari i trupave tokësore, çka dëshmon se strategjia e sulmeve ajrore në Kosovë dhe në Libi, nuk funksionon. Në një opinion të vetin në “The Washington Post”, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, aktualisht zv.këshilltar për Sigurinë në administratën Obama, James F. Jeffrey, shkruan se SHBA duhet të kuptojnë realitetin dhe të reagojnë. “Forca tokësore nuk ka pse të jetë e madhe. Forca kryesore amerikane në betejën më të madhe të luftës së dytë të Irakut në Falluxha në vitin 2004 konsistonte në vetëm 7-8 batalione me mbështetje dhe përforcime. Një total prej 7000-8000 trupash. Dhe nuk ka pse të jenë të gjithë amerikanë; francezët dhe të tjera trupa perëndimore me përvojë mund të bashkohen, sikurse formacionet irakene dhe siriane”, sugjeron Jeffrey. Ai komenton përmbledhtazi edhe dilemat e opinionit amerikan për ndërhyrjen tokësore nsiur nga përvojat e mëparëshme në Irak: sipas tij, situatat nuk janë të ngjashme. ISIS po kërcënon thuajse këdo dhe po shfaq një profil të rrezikshëm global. Në ndërhyjet e mëparëshme amerikane në Irak dhe Afganistan u operua në kontekstin e një lufte civile me ndarje të pariparueshme fetare. Sot sipas tij është ndryshe(https://www.washingtonpost.com/opinions/the-us-must-send-ground-forces-to-eliminate-the-islamic-state/2015/11/16/685aff20-8c63-11e5-ae1f-af46b7df8483_story.html?hpid=hp_no-name_opinion-card-e%3Ahomepage%2Fstory). Mirëpo ajo që propozon Jeffrey është një tonifikim i politikës amerikane në një rajon ku prej 18 muajsh ka humbur shumë në imazh dhe pretigj për shkak të dilemave dhe dyshimeve. Në lojë tani kanë hyrë rusët dhe iranianët, sikurse faktori kurd është më oportunist se kurrë përderisa sheh një mundësi të artë për shtetin e vet. Ky konfuzion forcash sipas Paul Mason, që shkruan për këtë çështje në “The Guardian”  duhet të merret në konsideratë për të ndërtuar një strategji politike kohezive. Sesi mund të arrihet kjo Mason nuk ka një përgjigje, por ai e mbyll opinionin e tij me apelin për ndërhyrje tokësore, pasi “këtu po luhen shumë gjëra”. Sulmet e Parisit nuk do të jenë të fundit pasi ato janë lufta e ISIS në prapavijë. Të vihet re se propozimet për ndërhyrje në Perëndim nuk e konsiderojnë koordinimin me Rusinë, as një forcë të përbashkët me të, duke bërë të qartë se Perëndimi sheh në Siri një zonë të cilën nuk mund ta ndajë më askënd. Edhe në kushtet kur siguria e tij është bërë  e prekshme(http://www.theguardian.com/commentisfree/2015/nov/17/syria-future-ground-troops-west-defeat-isis?CMP=fb_g). 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.