Rama, furtunë 2 minutëshe në dogana, shkarkon drejtorët e “dobët”

Postuar në 17 Nëntor, 2015 13:49

Zemërimin për performancën e dobët në dogana, që i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 150 milionë euro, kryeministri Rama e ka zbrazur tek drejtorët e Departamenteve dhe të Drejtorive në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Lapsi .al raporton se mëngjesin e sotëm, në një mbledhje që nuk ka zgjatur më shumë se 2 minuta ai i shkarkoi personalisht nga detyra të gjithë drejtuesit.

Burime brenda mbledhjes thanë se sapo hyri, pa e fshehur zemërimin, ai u është drejtuar drejtorëve të departamenteve duke u thënë: “Mos u ulni. Jeni një turp. Jeni të gjithë të shkarkuar. Çdo muaj, tre kryetarët e doganave me performancën më të ulët do të ikin. Zoti Ministër, zonja Drejtoreshë, merrni masat. Mirupafshim”.

Pas këtij vendimi të Ramës ka reaguar edhe kryetari i opozitës me një koment në fb”

“Kokoshi 200 milionë, sipas raportimeve në media paska pranuar sot kontrabandën dhe vjedhjen masive në dogana, por si gjithmonë me hile, u përpoq për ta kthyer edhe këtë vjedhje prej 1 milionë dollarë në ditë në propagandë. E vërteta që e dinë të gjthë është se kontrabandën e cigares e të naftës e bën Edi Rama, jo ca drejtorë. Ai e ngre traun e doganës për miqtë e tij, për oligarkët e naftës e të cigareve. Kryekontrabandisti numër 1 është Edi Rama, drejtorët janë ushqim për propaganda”-shprehet Basha

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.