Partia ku ligjin e bëjnë drejtorët, deputetët ankohen se nuk i përfill njeri

Postuar në 17 Nëntor, 2015 10:05

Një nga shqetësimet e mbledhjes së grupit parlementar të Partisë Socialiste të zhvilluar pa praninë e kryeministrit Rama ishte mënyra si po kryhen rekrutimet në administratën publike dhe fakti se disa ministra dhe deputetë nuk po i përfill njeri sa i përket çështjes së punësimeve. Fjala është për drejtorët e rangjeve më të ulëta, për të cilët ka ankesa nga deputetët se po bëjnë ligjin me punësimet.

“Kjo nuk është administrata që na duhet dhe na shërben për këto reforma. Por unë duhet të them që në fillim se këtu në këtë mbledhje duhej të kishin ardhur drejtorët dhe jo ministrat, kam frikë se drejtorët nuk ju pyesin fare sa u takon punësimeve. Janë ata që bëjnë ligjin atje me punësimet, ndërsa ne zbatojmë konkurset, rregullat dhe tregojmë ligjin e DAP-it. LSI-ja punëson njerëzit e saj, ne merremi me DAP-in dhe procedurat. Kjo pa diskutim po krijon dhe do të krijojë kosto. Kjo administratë është përgjegjëse që edhe pse ne kemi dy vjet që qeverisim, i pamë numrin e madh të bizneseve që ulën qepenat se kishin punuar edhe gjatë kësaj periudhe pa dokumente, ishin të paregjistruar. Kanë përgjegjësi këta tatimorë dhe pse i kanë toleruar?!”-theksoi Bashkim Fino. Kujtojmë që çështjen e drejtorëve që po I nxjerrin bojën qeverisë e ka ngritur edhe kryeministri Rama në takim me strukturat lokale të Partisë Socialiste në Shkodër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.