Manjani: Nuk bëj dot gjë për drejtësinë, por do jem i rreptë me punonjësit e ministrisë

Postuar në 16 Nëntor, 2015 14:17

Ylli Manjani ka bërë sot publik urdhërin e tij të parë të cilin e ka konsideruar një nismë të drejtëpërdrejtë antikorrupsion. Ai tha se për drejtësinë vendos dikush tjetër dhe se ajo që kanë në dorë është respektimi i afatave për letër këmbimet ligjore mes Ministrisë së Drejtëisë, institucioneve në varësi të saj dhe qytetarëve, duke bërë një paralajmërim në këtë mënyrë për punonjësit e ministrisë.

 “Unë nuk jam Ministër i Drejtësisë në kuptimin që të jap drejtësi, por jam Ministër i shërbimeve ligjore. Nga kjo pikëpamje, shërbimi ligjor ndaj qytetarëve shqiptarë është detyra ime numër një. Cilido nëpunës i Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të varësisë është i detyruar që ta kryejë shërbimin brenda afatit. Në qoftë se për të marrë një kartelë të freskët afati është 48 orë, në sekondën e parë të orës së 49 nëse kapet shërbim i pakryer ai punonjës nuk është më. Nuk mund të mbajmë nëpunës publik që paguhen nga njërëzit dhe të mos shërbejnë në afat”, u shpreh Manjani. Ai la të nënkuptohet se do jetë i rreptë me punonjësit që nuk kryejnë punën dhe që mund të ndikojnë në llogarinë që ai do japë para qeverisë.

“Kur unë të jap llogari përpara qeverisë dhe më lart, kini parasysh që të gjithë ju duhet të keni dhënë llogari përpara. Ju lutem shumë merrni masat sepse shërbimi publik ka kosto, nuk lejohet të kesh arsye, ka vetëm shërbim”-shtoi ministri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.