Kolonializmi është gjendje mendore

Postuar në 16 Nëntor, 2015 14:25
Salman Sayyid/The Washington Post

Pse u rritën shitjet e Kuranit në SHBA në ditët pas 11 shtatorit 2001? Kjo ndodhi se njerëzit mendonin që duke lexuar Kuranin do të kuptonin Islamin, e duke kuptuar Islamin do të kuptonin myslimanët, dhe, nëse do të kuptonin myslimanët, ata do të mund të kuptonin pse u rrëzuan kullat binjake, pse u sulmua Pentagon dhe pse humbën jetën rreth 3000 amerikanë.
Ky grup supozimesh dhe shumë si këto rrjedhin nga orientalizmi, një lidhje stereotip mes myslimanëve dhe dhunës irracionale. Jashtë pamjes që pikturon orientalizmi, nuk ka marrëdhënie mes lidhjeve në këtë zinxhir dhe supozimeve: Kurani nuk shpjegon pse ndodhi 11 shtatori, as Islami, as myslimanët si e tërë. Nëse duam një njohje më të mirë të trazirave mes popullsive myslimane, duhet të fokusohemi jo te karikaturat orientaliste, por në zhvillimet historike.
Që shoqëritë perëndimore – dhe politikanët, arsimtarët dhe artistët – të kuptojnë kush janë dhe kush duhet të jenë, nuk është e nevojshme të vihet në dukje ajo që ata nuk janë. Kredencialet demokratike të perëndimit janë vendosur duke nxjerrë në dukje despotizmin e të tjerëve: Nëse perëndimi konsiderohet racional, kjo ndodh ngaqë të tjerët konsiderohen irracionalë; nëse perëndimi është pro barazisë, kjo ndodh sepse të tjerët nuk janë pro saj.
Bindja që Kurani ose Islami mund të shpjegojnë 11 shtatorin ose veprime të tjera të dhunshme shfaqet vazhdimisht sepse bota ku ne banojmë u ndërtua kryesisht nga sipërmarrja koloniale e perëndimit, prezantimet raciale të orientalizmi ishin pjesë e atij procesi. Orientalizmi nuk është thjesht një përpjekje për të studiuar Islamin ose Lindjen; ajo është më shumë një mënyrë rrëfyer vetëm ndjesinë perëndimore të të kuptuarit.
Bota që kolonializmi evropian nisi të ndërtonte në shekullin e 16-të ishte një botë ku dallimet mes asaj që përshkruhej si perëndimore dhe asaj që konsiderohej jo perëndimore ishin themelore. Kjo ndarje u manifestua jo vetëm në ndarjen e stolave në parqe, banjat, por dhe në futjen e privilegjit të bardhë mes të kolonizuarve dhe kolonizatorëve.
Kolonializmi nuk ishte vetëm vendosja e sundimit të bardhë autoritarist – ishte gjithashtu dhe gjendje mendore. Perëndimi kolonizator vizatoi një botë të ndarë në shoqëri të afta të bënin historinë e tyre dhe në shoqëri dhe kultura që mendohej se nuk mund të bënin asgjë më shumë se të huazonin nga perëndimi. Shenja dalluese e privilegjit të bardhë ishte aftësia për të bërë histori. Atyre që konsideroheshin jo-perëndimorë iu duhej ose të bëheshin perëndimorë ose ishin të dënuar të mbeteshin popull pa shtet. Pranimi i faktit që bota në të cilën jetojmë u ndërtua nga kolonializmi evropian është sfondi i përshtatshëm për të njohur trazirat në shoqëritë myslimane ose steriotipet tona të Islamit.
Ndikimi i kolonializmit u shfaq jo vetëm te sundimi i guvernatorëve perëndimorë, por dhe në trashëgiminë e sundimtarëve si Mustafa Kemali në Turqi, Reza Khani në Iran, Habib Bourguiba në Tunizi (i cili kërkoi dhe ndalimin e agjërimit gjatë Ramazanit), që, pavarësisht dallimeve të tyre, besonin që modernizimi dhe bërja perëndimor ishin e njëjta gjë. Ata kërkuan t’i bënin shoqëritë e tyre perëndimore me shpresën që të kopjonin suksesin e perëndimit.
Me mbarimin e perandorisë osmane më 1920 e deri te Revolucioni Islamik në Iran më 1979, shoqëritë myslimane u sunduan nga elita që nuk mund të imagjinonin të ardhme tjetër veç kthimit në perëndimorë. Pas revolucionit iranian, shoqëritë myslimane në gjithë botën (si në Turi, Iran, Egjipt dhe Bangladesh) janë përfshirë në një konflikt epik mes elitave që mbahen pas bindjes se perëndimi është më i ditur dhe grupit që e hedh poshtë këtë pikëpamje.
Nuk është kolonializmi, por beteja kundër botës që krijoi kolonializmi, kyçi për të kuptuar trazimin në rajon dhe rrjedhën e tij në tokën amerikane. Është një trazim që nuk mund ta shpjegojnë steriotipet orientaliste.

"Postbllok.com"

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.