Sa na kushton keqqeverisja dhe gjykatat: gjobë 5.3 milionë euro nga Strasburgu për çështje pronash

Postuar në 15 Nëntor, 2015 14:05

Vendimet e gjykatave, përfshirë Gjykatën e Lartë, apo zvarritja që qeveritë shqiptare i kanë bërë kompensimit, po i kushtojnë shumë Shqipërisë edhe në planin financiar. Vetëm së fundmi, Gjykata e Starsburgut ka gjobitur vendin tonë me 5.3 milionë euro, një vendim i marrë më 10 nëntor të këtij viti. “Të 12 aplikimet për kompensim, qenë dorëzuar në gjykatën e Strasburgut përgjatë viteve 2008-2011 me pretendimin bazë se qeveria shqiptare nuk e ka zbatuar ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave të vitit 2004, i cili premtonte dëmshpërblim financiar ose kompensim fizik për të gjitha pretendimet e pronësisë të dorëzuara në Agjencitë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Gjykata e Strasburgut nuk gjykon nëse pronat e konfiskuara gjatë komunizmit duhet të kthehen apo jo, por gjykon qeverinë shqiptare për moszbatimin e legjislacionit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për kthimin dhe kompensimin e pronave. Familja Çoka mori dëmshpërblimin më të lartë prej 2.3 milionë eurosh për kompensimin e 16 mijë metrave katrorë tokë të pakthyer dhe pakompensuar nga qeveria shqiptare. Vendimi i Strasburgut sugjeron gjithashtu që për vlerësimin e kompensimit janë zbatuar dy mënyra të ndryshme. Mënyra e parë është përdorimi i hartës së çmimeve të miratuara nga qeveria shqiptare në vitet 2007 dhe 2008 dhe mënyra e dytë është vlerësimi i pronës për kompensim me ekspertë”, raporton gazeta “Panorama”.  Ndërkohë qeveria aktuale ka vendosur të kompensojë duke riklasifikuar të gjitha çmimet e kompensimit, për t’i kthyer ato në shifrat e kohës kur pronat janë shtetëzuar. Një akt ky që e vendos shtetin shqiptar në pozita krejtësisht antikushtetuese, pasi dihet se në rast se vetë shteti do të ishte palë me një shtet tjetër, masa e dëmshpërblimit nuk caktohet pa patur parasysh kohën e kaluar. 

http://www.panorama.com.al/strazburgu-5-3-milione-euro-gjobe-shqiperise-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.