Plani rus për Sirinë, një sfidë e vërtetë për Perëndimin

Postuar në 15 Nëntor, 2015 15:31

Rusia nuk ka parashikuar për asnjë moment një zgjidhje të njëanshme të krizës siriane. Madje, varianti më i preferuar prej saj është kompromisi me Perëndimin, me disa kushte që në pamje të parë ngjajnë mëse të logjikshme dhe pozitive. Revista gjermane “Spiegel” shkruan në një artikul të datës 14 nëntor 2-15, se sipas një dokumenti të klasifikuar, të cilin ajo e posedon, rezulton se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, e ka patur në tryezë këtë plan përpara se homologu i tij sirian, Bashar al-Assad të vizitonte Moskën. Pra përpara 21 tetorit. Plani rus sugjeron që synim qendror në Siri është moslejimi i marrjes së pushtetit nga terroristët, mosjelimi ndarjes së Sirisë, sovranitet i plotë i saj dhe ruajtja e këtij shteti si një shtet shekullarist dhe demokratik. “Dokumenti tregon se p-residenti rus shpreson të nisë negociatat me synimin e “zgjedhjeve dhe një reforme kushtetuese që do të krijonte një balancë të ndershme në termat  e të drejtave dhe të detyrimeve të të gjitha grupeve etnike dhe fetare. Kremlini bën të qartë se nuk do të insistojë në mbajtjen në pushtet të Assad, duke mirëkuptuar këtu një nga kërkesat kryesore të Perëndimit”, shkruan “Spiegel”. Është pikërisht ajo që u konfirmua dje me bisedimet e Vjenës. Dokumenti i dytë është më konkret dhe parashikon zgjedhje parlamentare. Oferta ruse, në kushtet kur është ndërhyrja e saj ushtarake ajo që dikton ecurinë e situatës në terren, ngjan shumë e ndershme. Mirëpo siç shkruan revista, ky proces po e stabilizon Kremlinin si fuqi globale dhe që ka fituar iniciativën në një krizë delikate si ajo siriane. Firma e Perëndimit dje në Vjenë provon se opsionet për këtë të fundit janë të pakta, të paktën për momentin.  Ajo që vihet në dukje është fakti se Siria, e ndoshta para saj Ukraina, janë dy momente krize që nuk mund të zgjidhen me një aktor të vetëm. Edhe në këtë ofertë ruse kërkohet ndihma e NATO-s që të mos lejojë më Turqinë të mbajë hapur kanalet e kontrabandës së naftës, që janë burimi kryesor i financimit për ISIS. Edhe fuqitë rajonale janë marrë në konsideratë. Rusia është aktualisht në një aleancë me Iranin shiit dhe Assadin, që i përket alevitëve, duke u ekspozuar ndaj refuzimit të sunitëve. Mirëpo Moska është treguar këmbëngulëse për të përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin sunit, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Turqinë. Në finale, në përputhje me praktikën ruse të zgjidhjeve sipas të drejtës ndërkomëbtare, propozohet krijimi i një “Grupi Mbështetës për Sirinë” që do të përfshinte anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe vendet më të rëndësishme të Lindjes së Mesme si dhe BE-në dhe Gjermaninë. Një sfidë e vërtetë kjo për SHBA-të që në 25 vitet e fundit ka operuar si gjeneral i vetëm i NATO-s. 

http://www.spiegel.de/international/world/vladimir-putin-and-his-secret-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.