Arrestohet një nga të dyshuarit për vrasjen e Linzës (Video)

Postuar në 15 Nëntor, 2015 11:43

Policia arrestoi Emiljano Tashon 29 vjeç, si të dyshuarin kryesor për vrasjen e Enton Nikës në restorant Muraga pak ditë më parë. Këtij shtetasi gjatë kontrollit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, model 56 si dhe 45 fishekë luftarak model 54, dhe 1 armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me silenciator të montuar dhe një krehër me 16 fishek luftarakë.
Gjithashtu po gjatë operacionit u bë dhe kapja dhe arrestimi i Erjon Biraçit, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas dyshohet se ka ndihmuar për t'ju shmangur organeve të drejtësisë, Emiljano Tashon, duke e strehuar dhe mbajtur fshehur në ambientet e banesës së tij. Në kërkim mbetet i dyshuari kryesor, Ervis Martinaj dhe Bujar Hasa.

Arrestohet njeri nga vrasesit e Linzes by lapsi-al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.