"Vaterloja" e dytë në Francë. Bilanc tragjik me 153 të vdekur nga kasaphana e ISIS në Paris, bota në shok

Postuar në 14 Nëntor, 2015 03:31

Hidhërim të thellë dhe shok në mbarë botën kanë shkaktuar aktet terroriste në Paris ku në 6 sulme mbetën të vdekur 153 persona.
Bilanc tragjik i një kasaphane që duket se ka si autor Shtetin Islamik që përmes një postimi kanë kanë marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve. është hera e parë që perëndimi goditet nga sulme kamikaze që tronditën jo vetëm Francën.
Githsej 6 sulme të kordinuara që nisën në orën 22:15 minuta të së premtes me orën lokale. Më i përgjakshmi ishte ai në teatrin Bataclan ku u shënua edhe masakra më e tmerrshme me mbi 100 të vdekur. sulmet e tjera u kryen njëri në afërsi të stadiumit Stade de France ndërsa të tjerët në një restorant dhe bar në qendër të Parisit dhe në zona të tjera të kryeqytetit francez.
Të 8 terroristët janë vrarë, 7 prej të cilëve gjetën vdekjen nga vetëshpërthimet më eksploziv. 4 nga xhihadistët u vranë në teartin Bataclan, 3 në zonën jashtë stadiumit Stade de France dhe njëri në rrugën Volter.
Për këtë ngjarje kanë reaguar liderët kryesorë të botës. Presidenti Obama e quajti sulm kundër njerëzit dhe shprehu mbështetjen për autoritetet franceze.
Solidaritetin me popullin francez e kanë shprehur edhe kryeministri britanik David Kameron, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shumë udhëheqës të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.