Komentet e Assad për ngjarjet në Francë: Ajo që ndodhi në Paris po ndodh prej 5 vitesh në Siri

Postuar në 14 Nëntor, 2015 12:03

Një nga komentet që ka tërhequr më shumë vëmendjen për ngjarjet në Francë ishte ai i Presidentit të Sirisë Bashar Ala Assad. Teksa ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave nga aktet barbare të militantëve islamikë, presidenti i Sirisë ka deklaruar se ajo që ndodhi në Francë mbrëmjen e 13 Nëntorit po ndodh prej 5 vitesh në Siri. Agjencia "Armenpress" raporton se Assad i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me parlamentare francesë ku citohet të ketë thënë."Ajo që po ndodh në Siri për 5 vjet, ndodhi dje në Francë"-deklaroi Assad. Sulmet në Paris vijnë afro 1 muaj pasi Franca shpalli ofensivën ajrore kundër Shtetit Islamik në Siri. Asokohe Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se në shenjestër do të ishin qendrat e ISIS, ku trajnohen militantët që synojnë të sulmojnë Francën. Ai shpjegoi se kjo ofensivë bëhej për vetëmbrojtje, në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB -së dhe do të vazhdojë, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme. Megjithëse pjesë e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara, Franca ka vendosur në mënyrë autonome për objektivat që do të godisniin avionët e saj ushtarakë. Nga Nju Jorku presidenti francez, François Hollande kishte deklaruar se duhej gjetur një zgjidhje politike për t’i dhënë fund krizës në Siri, por pa Presidentin Bashar Al Asad. Prej Marsit të vitit 2011, kur nisi lufta civile në këtë vend, numërohen të paktën 30 mijë “luftëtarë të huaj” në Siri dhe Irak. Siç shkruan prestigjozja Neë York Times janë mbi 570 francezë dhe 250 shtetas amerikanë që u janë bashkuara militantëve islamikë, shifër kjo dy herë më e lartë se ajo e vitit të kaluar

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.