"Veliaj dhe LSI parking”, bllokim në rrugë ligjore vendimit të parkimeve me pagesë

Postuar në 13 Nëntor, 2015 11:10

Partia Demokratike do të bllokojë zbatimin e vendimit të parkimeve duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqsore për shkak se sipas saj akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkelje të të gjitha procedurave të funksionimit te Këshillit Bashkiak, prek disa ligje dhe akte nënligjore, dhe është bërë vetëm e vetëm për të vjedhur.
Pa shpjeguar se cilat janë nenet që shkelen, Partia Demokratike thotë se Agjencia Tirana Parking nuk është gjë tjeter veçse krijimi i shtratit juridik për zhvatjen dhe shfrytëzimin nga klientela e Veliajt për qëllime korruptive, të aseteve të Kryeqytetit.
Sipas saj nën modelin Rama me tarifa, taksa dhe tatime arbitrare, Erjon Veliaj është kujdesur të shtojë dhe një taksë të re për te gjithë qytetarët e Tiranës, taksën e parkimit te mjeteve e cila varion nga 1000 lekë ora për mbi 30 rrugë të Tiranës, në 400 lekë ora në mbi 30 rrugë të tjera.
Kujtojmë se krijimi i parkimeve me pagesë u diskutua si projekt në fund të mandatit të Lulzim Bashës si kryebashkiak, por pas kundërshtive publike dhënia me konçesion e këtij projekti u shty.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.