Torpedot ruse, sistemi sekret i Putin kundër NATO-s

Postuar në 12 Nëntor, 2015 20:43

Projekti më i madh rus i silurëve me kokë bërthamore, deri dje i fshehtë, është bërë publik nga dy televizione ruse.  Dokumenti që duhet të ishte sekret u filmua nga kamerat  që ndiqnin takimin mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe gjeneraleve të ushtrisë ruse në Soçi. Publikimi i rastësishëm i dokumenteve u konfirmua edhe nga Kremlini. 

Prezantimi i të ashtuquajturit “Sistemi Oqeanik Shumefunksional, Status-6” tregonte disa skicime të armëve nënujore bërthamore. Siluri me një rreze prej 10 mijë kilometrash mund të veprojë në 1000 metra thellësi.

Sistemi është llogaritur t’i shpëtojë të gjithë radarëve të NATO-s dhe çdo sistemi mbrojtës, si dhe t’i shkaktonte dëmë të pallogaritshme ekonomike objekteve të “armikut“, që ndodhen afër brigjeve.Si pasojë e goditjes mund të krijohet një zonë e gjerë radiokative dhe ai rajon nuk mund të përdoret për një periudhë afatgjatë për qëllime ushtarake, ekonomike, biznesi apo aktivitete të tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.