Inkuizicioni mbi shkencën për ngrohjen globale: Rasti "Exxon Mobil"

Postuar në 13 Nëntor, 2015 14:32
Robert Tracinski/The Federalist

Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, ka nisur një hetim të Exxon Mobil “për të përcaktuar nëse kjo kompani ka gënjyer publikun për rrezikun e ndryshimeve klimaterike ose investitorët për masën që një rrezik i tillë mund të dëmtojë biznesin e karburanteve.” Sipas The New York Times, burimet e saj “thanë se hetimi mund të përfshijë një periudhë prej të paktën një dekade gjatë të cilës Exxon Mobil financoi grupe të jashtme që kërkonin të minonin shkencës e mjedisit.” Shikoni çfarë kanë bërë? Të kesh një këndvështrim tjetër për shkencën e mjedisit do të thotë “ta minosh” atë, sepse nuk ka studime shkencore të tjera veç atyre me të cilat ata janë dakord.

Fillojmë me vëzhgimin që Exxon nuk kishte mundësi të “gënjente” për ndryshimin klimaterik, edhe nëse dëshironte të gënjente, sepse së pari duhet të ketë një e vërtetë të provuar për çështjen. Nëse kompania më vonë ra ndesh me paralajmërimet për ngrohjen globale të bëra nga shkencëtarët që ajo financoi në vitet 1980, kjo do të justifikohet nga fakti që këto paralajmërime ishin me siguri gati absolute gabim. Argumentet për ngrohjen globale janë tërhequr – jo nga ajo që bëri Exxon – por nga ajo që nuk bëri toka. Ajo nuk vazhdoi të ngrohej. Temperaturat globale tani po shkojnë drejt barazimit ose më poshtë parashikimeve të ngrohjes.

Por kjo s’ka të bëjë shumë me shkencën, apo jo? Për ta bërë të qartë se kjo është krejtësisht një gjueti shtrigash politike, Times shpjegon se “kompania publikoi studime të shumta mbi dekada që në përgjithësi ishin në një vijë me klimatologjinë e përgjithshme. Këqshtu që, çdo hetim për mashtrim varet në faktin se si mund të shfaqen përmasat e rolit që kanë luajtur drejtuesit e kompanisë në orientimin e fushatave për mohimin e ndryshimeve klimaterike, zakonisht nga grupe me qasje libertariane.”

Kjo është ndrydhje e lirisë së shprehjes politike duke përdorur si kërcënim dënimin nga qeveria për të frikësuar korporatat që të ndalojnë financimin e mbrojtësve të tregut të lirë.

Kjo është pjesë e gjithë “konsensusit” që është kyç për histerinë e grohjes globale. Ideja është që të bëhet e pamundur për shkencëtarët që janë dyshues ndaj ngrohejs globale të sigurojnë financime ose të botohen në revista – dhe pastaj të deklarohet se nuk ka studiues të botuar që janë skeptikë për ngrohjen globale! Ideja është që të shpallin një “konsensus” spontan të krijuar duke përjashtuar këdo që nuk është dakord.

Me siguri që kjo çështje do të zgjasë pafundësisht në gjykata. (Çështja Mann v. Steyn sapo ka hyrë në vitin e katërt). Por kjo është një çështje tjetër, ku ndjekja nga prokuroria është ndëshkim. Thjesht mundësia e çuarjes në gjykatë nga prokuroria dhe publiciteti negativ janë dëm i mjaftueshëm. Kjo ndjekje nga prokuroria nuk ka synim të godasë vërtetë Exxon-in, e cila ka kuletë të mjaftueshme të luftojë nëse do. Dhe nëse do, Exxon mund të bëjë një betejë të vërtetë. Ajo mund të përdorë procesin e zbulimit dhe të marrjes në pyetje për të ekspozuar shembuj të shumtë mashtrimesh të shkencës mjedisore nga politikanët dhe agjencitë qeveritare. Megjithatë, është e dukshme që drejtuesit e Exxon nuk kanë kurajë ta bëjnë një gjë të tillë. Për fat të keq në shenjestër janë kompanitë më të vogla se Exxon. Mesazhi është që ato do të përballen me reprezalje politike, përfshi padi të shtrenjta në gjykatë dhe publicitet negativ, nëse i japin një dollar ndonjë skeptiku klimaterik. Me sa duket prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut ka mësuar nga autoritaristët e rinj në Rusi dhe Kinë si të vendosë kontrollin politik. Nuk ka asgjë më bruto sesa censura e drejtpërdrejtë. Çdokush mund të thotë çfarë dëshiron, nëse flasin në rrugë apo shkruajnë në ndonjë revistë të panjohur për intelektualë. Por askush nuk mund të përfitojë para për t’i transmetuar pikëpamjet e veta më gjerë, sepse cilido që financon përballet me shkatërrim financiar, nëse ngrihen kundër pushtetit. Ky është regjimi i ri që sapo ka shpallur prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut.

"Postbllok.com" 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.