Ekonomia në stanjacion, Shqipëria regjistron ecurinë më të dobët të kredive në rajon

Postuar në 13 Nëntor, 2015 17:12

Shqipëria është shndërruar vitin e fundit në një nga ekonomitë me ecurinë më të dobët të kredisë në rajon. Konkluzioni del nga një raporti i posçaëm i Bankës së Shqipërisë, i cili analizon me hollësi tendencat e kreditimit në vendet e Europës qëndrore dhe asaj juglindore.

Sipas raportit, thuajse i gjithë rajoni po përballet me rritje anemike të kredisë. Por disa vende, në të cilat përfshihet edhe Shqipëria janë duke përjetuar rënie të këtij treguesi. Situata e Shqipërisë rezulton problematike veçanërisht tek kredia e biznesit.

Më konkretisht, nëse në vendet e Europës qëndrore kredia për biznese ishte rritur në  gusht mesatarisht 5 për qind, krahasuar me gushtin e një viti më parë, në Shqipëri ajo ka rënë me gati 8 për qind.E krahasuar për çdo vend specifik, Shqipëria rezulton në grupin e tre vendeve me rënien më të madhe të kredisë për biznesin gjatë këtij viti, duke lënë pas vetëm Bullgarinë edhe Serbinë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset në vend po bie si për dy shkaqe. Së pari, vetë ndërmarrjet të diktuara nga pasiguria kanë ulur kërkesën për financime. Por nga ana tjetër, shkaku i dytë është ai i ofertës së shtrënguar nga bankat private, të cilat sipas BSH po ndjekin një politikë selektive duke dhënë financime vetëm për një kategori biznesesh me risk të ulët.

Ngadalësimi i kredisë është shndërruar në një nga shqetësimet më të mëdha për ekonominë. Banka e Shqipërisë ka qenë agresive në uljen e normave të interesit dhe zbutjen e kërkesave rregullatore që synojnë drejtpërdrejtë nxitjen e kreditimit. Por efekti i tyre ka qenë i zbehtë duke e lënë ngërçin e kredisë si një faktor që frenon rritjen më të shpejtë të ekonomisë.

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.