"Të quash Edi Ramën derr, është fyerje për derrin”. A është kjo shpifje?

Postuar në 11 Nëntor, 2015 15:45

Sot protesta e studentëve ka prodhuar edhe disa konsiderata për kryeministrin që duket se për një kategori është në pikat më të ulëta të popullaritetit. “Vajzat që e qëlluan me vezë, ai i quajti pula që kakarisin. Kam menduar gjithë këto ditë që kryeministri meriton të quhet një derr, një derr që hungërin me propagandën e tij agresive, por nuk do ta quaj ashtu.

Nuk do ta quaj ashtu, sepse fyej derrin” ka thënë Arlind Qori, një nga pedagogët në Universitetin e Shkencave Sociale. Çfarë vërtetësie mund të ketë një deklaratë e tillë? Ndoshta për këtë duhen studime të mëtejshme, por paradoksalisht, po sot, bëhet me dije, se kryeministri i vendit, shumica që ai drejton, ka vendosur të konsiderojë si vepër penale shpifjen. “Media këtu ka të gjithë lirinë të thotë çfarë të dojë, ka lirinë të shpifë sa të dojë, ka të drejtën të akuzojë kë të dojë, ashtu sikundër unë besoj se media nuk mund të sillet si lulja mos më prek”.

Sipas shpjegimit që bën qeveria për të mbrojtur propozimin e kryeministrit, shfuqizimi tre vjet më parë i veprës penale të shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë ishte një veprim i parakohshëm, me impakt negativ dhe që ka nxitur shpifjen në emër të lirisë së shprehjes”, raporton Top-Channel.

Comments

Submitted by Anika (not verified) on

Nuk vertetohet dot ngjashmeria fizike me derrin po metaforikisht eshte derr oruellian !

Submitted by Anonymous (not verified) on

Napoleoni. ;)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.