Shpjegimi i kryeministrit për kriminalizimin e shpifjes, keqkuptime dhe keqinterpretime

Postuar në 12 Nëntor, 2015 10:05

Kryeministri ka sqaruar se çfarë ka parasysh me propozimin për rikthimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale që dënohet me burg. Në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se shpifja do të jetë vepër penale për politikanët që paguhen me taksat e popullit dhe jo për gazetarët.
"Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!”- shkruan Rama.
Për kontrapedal LSI ka përdorur një deputete të re në moshë që gjithsesi ka shprehur qëndrimin kundër të partisë së Ilir Metës ndaj kësaj nisme.
"Jam e bindur se Levizja Socialiste per Integrim do jete kunder cdo lloj nisme qe shpifjen e denon me burg! Te qenurit funksionar i larte apo i zgjedhur, te ben te jesh vazhdimisht ne lufte politike dhe lufta nuk eshte gjithmone e drejte. Gjithkush mund te shpif ndaj meje (ndoshta edhe me keq sec eshte bere deri tani), por a mund te barazohet fjala me lirine? Padyshim qe nuk duhet te jete kaq e thjeshte shpifja, prandaj per kete ka procedura ligjore qe e denojne, por nuk do isha kurresesi dakort qe keto masa te ishin ekstreme deri ne heqjen e lirise"- shkruan deputetja e LSI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.