Penalizimi i shpifjes, Avokati i Popullit: Shqetësim edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës

Postuar në 12 Nëntor, 2015 12:10

Pas kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe vetë kryeministri e ka ripërtypur çështjen e penalizimit të shpifjes. Një hap që duket se ka krijuar ndjesinë e reagimeve shumë të forta e që e ka nxjerrë bllof Edi Ramën. Ndërkohë edhe Avokati i Popullit ka përcjellë arsyetimin e vet kundërshtues duke iu bashkuar korit të kritikëve të qeverisë. “Përfshirja si vepër penale, do të keqpërdoret dhe në atë që mund të shihet si përpjekje nga autoritetet për të heshtur kritikat e medias. Kjo gjithashtu do të çojë në një vetëcensurë të mediave duke shkaktuar tkurrje progresive të debatit demokratik dhe të informimit të publikut, duke mos ndihmuar aspak në zhvillimin e vendit dhe anëtarësimin e saj në familjen europiane. Ky është një shqetësim i shprehur edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës për vende të cilat nuk kanë dekriminalizuar shpifjen si vepër penale”– shkruhet në letrën e Avikatit të Popullit, Igli Totozani, drejtuar kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.