Në kufijtë e lirisë!

Postuar në 11 Nëntor, 2015 21:49

Mësuam se i pari i vendit ka kërkuar dënimin me burg të shpifësve dhe ofenduesve të ofiqarëve të lartë shtetërorë. Argumenti është ky; “pështjellimi që denoncime të tilla shpifëse shkaktojnë në opinionin shoqëror është i tillë që cënon maksimalisht dhe mbi të gjitha ndjenjën e sigurisë dhe të besimit që shteti nëpërmjet përfaqësuesve të tij më të lartë shtetërorë përçon dhe ka për detyrë të përçojë te qytetarët”.

Ku argumentim çon në intepretimin se shteti e ka humbur betejën me të “pavërtetat” që i serviren publikut për qeverinë dhe këtë punë ka vendosur ta ndajë me ligj, kush është e vërtetë nga ato që thuhen dhe kush nuk është.

Megjithë përpjekjet e drejtorisë së komunikimit dhe ideve novatore për të ngritur një media qeveritare në sqetullën e kryeministrit, Transparenca.al mesa duket nuk nxori dot qeverinë qelibar, pavarësisht të vërtetave që publikoi për këtë e për atë.

Është e vërtetë që në diskursin publik ka probleme të theksuara me komunikimin, por nga argumentat që jep qeveria për të riklasifikuar si vepra penale shifjen dhe fyerjen, shqetësimi I saj dhe kryeministrit në veçanti nuk lidhet me etikën në komunikim, por me të larat dhe të palarat që ose qëndrojnë ose nuk qëndrojnë.

Kryeminsitri është vetë i dorës së romuzeve dhe batutave dhe aforizmat nuk i mungojnë në  fjalime në të cilat kollaj mund të nxirren etiketime fyese apo tallëse për kundërshtarët politikë. Problemi nuk është ky. Kryeministrin nuk e shqetëson talenti acarues që disa deputetë mund të shfaqin në ligjërimin e tyre dhe as lufta e akuzave apo replikave që konsumohen në parlament sepse këtë presion është i aftë ta përballojë me talentin e tij.

Ai është nervoz në veçanti me mediat dhe këtë e shfaqi hapur në konferencën për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë Romana Vllahutin. Mesa duket vështirësia për të menaxhuar rrjedhjen në media të bëmave që implikojnë ministra apo funksionarë të qeverisë e kanë çuar të parin e vendit ta gjejë zgjidhjen në forma represive që kërcënojnë lirinë e të shprehurit.

Shtuar kësaj edhe një projektligj tjetër që i jep mundësinë policisë të ketë akses për kontrollin me kamera të pallatave apo bizneseve krijohen kushtet për të vendosur survejim masiv me një preferencë të një njeriu të vetëm që është Ministri i Brendshëm, ndërkohë që kjo e drejtë është vetëm e Prokurorisë.

Me këto dy nisma shtohen premisat që qeveria të ketë kontroll jo vetëm mbi ligjërimin, por edhe në jetën private të gjithësiecilit, duke e matur lirinë publike me  perimetrat e sigurisë me të cilat policia e shtetit trajton ngjarjet kriminale.

l.mitro

 

 

Comments

Submitted by Plisi i Shqiptarve (not verified) on

Nji grup shkerdhatash shemtaraq, loosera te paklasifikueshem ne asnji kategori te meparshme :-( Nje grup qe tani po performojn si bandita te improvizuar nga qefi i pushtetit :-(

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.