Lajme nga këneta

Postuar në 10 Nëntor, 2015 21:02

Kryeministri hodhi sot akuza të rënda ndaj mediave, duke mos i kursyer aforizmat për një punë të cilën thotë se di ta bëjë edhe vetë shumë mirë. I pyetur për incidentin e shefit të komisariatit numër 4 me gazetarë të televizionit ABC News, kryeministri nuk u ndal te rasti, por e analizoi atë në kuadër të bindjes që ai ka për median shqiptare dhe pronarët e saj:

“Çfarë të komentoj! Këto janë lajme nga këneta, s’kam çfarë të komentoj. E dyta, kur flas për “këneta mediatike”, nuk flas për mediat në përgjithësi, por flas për “kënetat mediatike” në hapësirën ku operon media shqiptare. Nëse ju quani sulme, të vërtetat që unë kam për ju, këto të vërteta përgatituni t’i dëgjoni sa kohë që unë do të jem i gjallë në këtë vend, jo vetëm si kryeministër, por edhe si një njeri që ka kontribuar për median e lirë, për lirinë e fjalës dhe që nuk ndien asnjë lloj kompleksi dhe aq më pak pastaj, diference profesionale nga ata të cilët e përdorin median për interesin e tyre, e përdorin median edhe për të bërë shantazh, e përdorin median për të vënë gjoba, e përdorin median për të çuar mesazhe, pasi bëjnë kërkesa, të cilat janë të paplotësueshme”-deklaroi kryeministri në koferencën për shtyp me ambasadoren Vllahutin në kuadër të publikimit të progres-raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Mosbesimi i kryeministrit Rama ndaj mediave shqiptare, minimalisht duhet të reflektohej në prezencën e tij në media, përderisa i quan këneta ekranet, gazetat apo portalet shqiptare. Në fakt gjatë 2 viteve ai ka treguar se është protagonist i ekraneve, gazetave apo portaleve aq shpesh sa edhe paraardhësi i tij.

Nisur nga këto konsiderata ai duhet të kishte refuzuar daljen e përditshme në televizor dhe të komunikonte direkt me publikun përmes formave që ai vetë i ka promovuar siç janë bisedat me taksixhiun apo juristin që punonte si taksixhi. Një vitrinë e mediave ku qeveria jep para dhe ka dorë të drejtëpërdrejtë është Televizioni Publik Shqiptar, ku në një farë mënyrë duhet të pasqyrohej një vizion tjetër i të bërit gazetari siç beson kryeministri se media duhet të jetë.

Realiteti për fat të keq zhgënjen dhe të thënat e kryeministrit janë teori që nuk e mbulojnë dot as “kënetën” e RTSH-së dhe as e justifikojnë alibinë se për situatën në Shqipëri fajin e kanë mediat, megjithë problemet që ato kanë.

Në reagimin e tij kryeministri shkoi edhe më tej duke iu drejtuar drejtëpërdrejtë pronarëve të mediave, të cilët i akuzon si gjobvënës apo shantazhues. “Ta harrojë çdo pronar mediash në Shqipëri se do të marrë nga kjo qeveri një gjë të paligjshme, se ka në dorë një top me të cilin gjuan me baltë mbi qeverinë, apo mbi këdo tjetër që i shërben këtij vendi aq sa mundet, ashtu si di dhe gjykimin për të cilin, ne e presim nga vota e popullit”-tha Rama.

Nëse kryeministri ynë është nën shantazh nga mediat, kjo është një situatë shumë e rëndë për të cilën ai duhet të flasë hapur, me fakte dhe emra konkretë në mënyrë që jo vetëm të jetë i besueshëm, por të mos bëjë të njëjtën gjë që thotë se e bëjnë pronarët e mediave. Të mos japë sinjale dhe mesazhe përmes frazave që ai nuk i vërteton dhe nuk i çon deri në fund siç pretendon ai nga media. Edhe në mos e bëftë direkt në konferenca shtypi këtë gjë, mund të shfrytëzojë fare mirë portalin qeveritar transparenca.al ku qeveria publikon të vërtetetat e saj dhe ku pronar është vetë shefi i zyrës së shtypit të kryeministrit.

l.mitro

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keneten e mban gjalle ti. Ti je i tredhuri dhe tredhesi i medias. Sa me shume te bindesh ti per deshtimin e madh tendin si kryeqeveritar aq me e eger do jete gjuha jote dhe kenete nuk do jete vetem media por gjithe Shqiperia qe nuk ta mirekuptoi deshtimin por ngre leckat perdite per te ikur nga syte kembet nga mocali jot. Ajo kenete e mocal qe po te pasuron ty e familjen tende sepse ti e di mire qe jo vetem ky eshte shansi jot i fundit por ai fund po behet realitet me shpejt nga ce kishe menduar ti dhe keshilltaret e tu eunuke."

Submitted by Fillestari (not verified) on

Shume interesante eshte kjo konsiderate e Kryeministrit per shtypin e lire...

Submitted by Ani (not verified) on

E shkruar shume bukur,
Sidomos duke patur parasysh qe shkrimet kritike ndaj qeverise keto kohe pergjithesisht kane probleme me ç-të, ashtu si ka perfunduar opozitarizmi.
Po pse nuk vihet dhe emri i autorit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.