Rregull mbi ligjin, nuk ka vërtetim të shlyerjes së detyrimeve tatimore, pa paguar detyrimet për makinën

Postuar në 11 Nëntor, 2015 10:44

Nuk kanë të sosur paudhësitë e shtetit shqiptar kur vjen puna për të goditur qytetarët. Praktikat arbitrare shtohen kësaj radhe një kushtëzim nga Drejtoria e Tatimeve, e cila nuk është e qartë se çfarë baze ligjore kanë. “Drejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve për lëshimin e vërtetimit “ Format Nr.4”, për Tatimpaguesit, me qëllim çertifikimin e faktit që nuk kanë detyrime tatimore të papaguara në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, përveç procedurës së ndjekur sipas rregullores Nr.3 datë 11.10.2010, “ Për ofrimin e Asistences dhe Shërbimeve për Tatimpaguesit e Regjistruar dhe Individët nga funksioni i shërbimit ndaj Tatimpaguesve në Drejtoritë Rajonale Tatimore”, çdo Tatimpagues duhet të kërkojë më parë vërtetim nga Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit rrugor për shlyerjen e “ Taksës vjetore të mjeteve të përdorura”, të mjeteve në pronësi të tatimpaguesit”, raporton revista “Monitor”. Pra mund të paguash taksat në sportelin përkatës, por ky sportel që është krijuar vetëm për një marrëdhënie dhe shërbim të caktuar autorizohet të mos lëshojë vërtetim se një subjekt nuk ka më detyrime, jo nisur nga fakti i regjistrit dhe aktit të shlyerjes së tyre, por nga mospagesa e një detyrimi që nuk është objekt i punës së zyrës në fjalë. Më parë bizneseve, për ta marrë këtë format, u mjaftonte të mos kishin detyrime të pashlyera tatimore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.