Revoltë ndaj qeverisë, PD: “Edi Ramës, dy vjet i mbajti boja. Pastrimi nis prej tij”

Postuar në 11 Nëntor, 2015 17:12

Nuk ka mbetur më çfarë të negociohet me qeverinë aktuale. Me sa duket reforma në drejtësi, dekriminalizimi, kanë qenë pjesë dytësore e axhendës kryesore të opozotës: protestat. Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri thirrje për ngritje në protestë masive kundër qeverisë. “Ju bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj proteste madhështore qytetare. Ne mbështesim pa asnjë kufizim, ne mbështesim tërësisht protestën e  ligjshme të studentëve. Ne jemi në krahun e tyre dhe kërkojmë zhbërjen e këtij ligji klientelist dhe korruptiv dhe dhënien e të drejtës kushtetuese të arsimit publik me tarifa të përballueshme nga prindërit dhe familjet e studentëve shqiptarë. Edhe në tetor gropa është sa në shtator 35 milionë dollarë, muajt e aksionit, që sipas kokoshit poturembushur por krenar, do të rezultonin 335 milionë deri në fund të vitit. Dy vjet i mbajti boja, vërtet ka nevojë Shqipëria për pastrimin, por pastrimi nis nga Edi Rama. As paqe, as zhvillim. Vetëm rrokullisje. Qytetarëve nuk u kishte shkuar në mendje se këta erdhen vetëm për të vjedhur. Janë të kapur me letra, me fakte dhe nga partnerët. Nuk ka zot t'i shpëtojë”, tha Basha. Opozita drejtohet kështu drejt protestave që i quan revolta vetëm dy vjet pasi ra nga pushteti. Rekord.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.