Pse po e mbajnë peng Edi Ramën ministrat e përfolur për korrupsion?

Postuar në 11 Nëntor, 2015 09:57

Dorëheqja e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço ishte sa e papritur aq edhe rrjedhë logjike e nevojës për të lëvizur politikisht në një situatë kur shumë prej ministrave janë të përfolur për korrupsion dhe përfshirje në skandale tenderash. Nëse kryeministri Rama ka shfaqur stoicizëm për të justifikuar diskursin e tij publik para shqiptarëve se gjithçka po shkon sipas planit të Rilindjes, aleati i tij Ilir Meta e ka kuptuar se ministrat e përfolur për afera mund të marrin me vete në fund të oqeanit të gjithë qeverinë.
Ilir Meta mësohet se i ka kërkuar Kryeministrit të largojë ministrat që janë akuzuar në media dhe nga opozita për korrupsion.
Panorama shkruan se kryetari i Kuvendit mësohet t’i ketë thënë kryeministrit se maxhoranca nuk ka pse të marrë përsipër koston personale të disa ministrave që janë përfolur për afera korruptive.
Sipas saj këmbëngulja e Kryeministrit Rama për të mos bërë asnjë ndryshim në kabinetin e tij qeveritar e ka detyruar aleatin e tij që të nisë me dorëheqje të ministrave të tij. Nëse Kryeministri Rama nuk do të reagojë pas dorëheqjes së Naços, atëherë do të vijohet me dorëheqje të tjera. Mësohet se radha do t’i vijë një tjetër ministri.
Nëse edhe pas këtij veprimi, nga Kryeministri nuk do të shihen reagime, një tjetër dorëheqje do të ketë në kabinetin qeverisës nga Lëvizja Socialiste për Integrim. I gjithë ky proces ndaj Kryeministrit për të larguar ministrat e përfolur për afera korruptive do të zhvillohet kur në Kuvend do të jetë duke u diskutuar paketa e dekriminalizimit dhe reforma në Drejtësi. Këtë e ka paralajmëruar edhe deputeti i LSI-së, Spartak Braho.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.