Parashikohet suficit primar buxhetor për herë të parë pas 20 vjetësh

Postuar në 10 Nëntor, 2015 20:47

Në konferencën e përbashkët për shtyp të FMN-së, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, ministri Cani deklaroi se, brenda këtij viti, do të përmbyllet shlyerja e 720 milionë dollarëve detyrime të prapambetura të qeverisë së mëparshme - një vit para afatit të parashikuar. Kjo gjë, tha ai, do të krijojë mundësinë që vitin tjetër të kemi suficit primar buxhetor.

Buxheti i shtetit shqiptar nuk ka rezultuar me suficit primar qysh prej vitit 1995.  Suficit primar buxhetor realizohet kur të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet e zhveshura nga pagesat e interesave të borxheve të akumuluara ndër vite. Gjë që do të thotë se, me të ardhurat, mbulohen shpenzimet e vitit, si dhe një pjesë e interesave të borxheve të mëparshme.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

O shoku minister, po akoma se keni kuptuar qe parashikimet nuk dalin asnjehere, nuk te dolen 3 here brenda vitit, me sakte ndodh gjithmone e kunderta e asaj qe parashikon,ngaqe jeni shume profesional...as behet fjale te dalin per vitin tjeter.Vitin tjeter do jete grope shume me keq se kete vit, dhe jo vetem sdo kete suficit po deficiti do te jet me i madh se cdo here.Dhe sigurisht do te jepni motivet qesharake pse nuk doli parashikimi, prandaj jep doreheqjen me mire, dhe lere te parashikimi, te pakten mund te thuash qe e le me parashikim pozitiv dhe eshte faji atij pas...ekonomia ishte nen potencial etj etj

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.